Zbulimi i dytë i bujshëm pas bibliotekës së Konicës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulimi i dytë i bujshëm pas bibliotekës së Konicës

21:45 | 13/12/2016
në Uncategorized
0

Studiuesi Alibali gjen në Romë arkivin e Legatës Shqiptare në SHBA i konsideruar i zhdukur. Një libër i jashtëzakonshëm për Konicën diplomat: Im vëlla Mehmeti është diplomat profesionist, unë jo. Nga aktiviteti diplomat deri tek letërkëmbimi me Nolin. Nga çështjet kombëtare deri te ankesat se “nuk po gjenin vajza për qef”

Studiuesi i njohur Agron Alibali ka bërë dy zbulime të bujshme për Faik Koicën në 74 vjetorin e vdekjes së tij. I pari, lidhet me gjetjen e 276 librave të bibliotekës personale dhe i dyti, me gjetjen e arkivit të plotë të legatës shqiptare në Ëashingtion, që të dyja të konsideruara të zhdukura qysh nga momenti që Konica ndërroi jetë më 15 dhjetor 1942. Por, ndërsa librat janë bërë pjesë tashmë e Bibliotekës Kombëtare, Arkivi i Legatës që ndodhet në Romë pret riatdhesimin pas procedurave. Mbi bazën e një pune prej dy dekadash, Alibali tashmë të gjithë studimin e tij e ka përfshirë në një libër me titull “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati”. Kushdo që e njeh sado pak veprën e Konicës do të ketë menduar se pas disa studimeve që janë botuar për të, nuk mund të kishte më të reja për figurën e tij. Por, Alibali e ka përmbysur këtë supozim. Fakte të reja, dëshmi, dokumente, fotografi, natyrisht biblioteka dhe Arkiva e Legatës janë baza e studimit të Alibalit duke sjellë një Konicë në një dimension krej të panjohur. I ftuar dje gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Alibali bëri publike për herë të parë një pjesë të tyre.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Libri i Alibalit

Si Arkivi i Legatës dhe biblioteka personale e Konicës kanë plotësuar njëra-tjetrën në studimin e Alibalit. Po si ra Alibali në gjurmë të bibliotekës? Gjatë emisionit të gazetarit Qafoku ai tregoi se ndihmën kryesore për këtë e ka dhënë Pol Athanas, djali i sipërmarrësit shqiptaro-amerikan, Antoni Athanas, i cili ndërroi jetë vite më parë. Sipas Alibalit, librat ndodheshin në ambientet e shtëpisë së familjes Athanas në Boston.

“Pol u tregua shumë i gatshëm për të plotësuar amanetin e Konicës që biblioteka të bëhej pjesë e bibliotekës Kombëtare pas vdekjes së tij”, tha Alibali. Kjo i ka shërbyer shumë studiuesit, i cili në librin e tij një vend të rëndësishëm ia lë gjithë aktivitetit tij diplomatik e deri tek marrëdhëniet me armikun dhe mikun e tij, Fan Noli. Alibali ka zbuluar edhe një letërkëmbim unikal mes tyre me çështje dhe tema nga ato patriotike e deri te ankesa se “nuk po gjenin vajza për qejf” .

Arkivi i Legatës, një thesar

Por edhe më e vështirë ka qenë gjetja e Arkivit të Legatës Shqitare në Washington. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939 Legata u suprimua dhe askush nuk dinte se çfarë ishte bërë me Arkivin. E vetmja e dhënë ishte një deklaratë e Kostë Çekrezit, historianit shqiptaro-amerikan, i cili e akuzonte Konicën që këtë arkiv e kishte shitur tek italianët. Studiuesi Alibali ka bërë një punë ekstra duke bashkëpunuar me histoianin Pëllumb Xhufi. Pas shumë kontaktesh, Alibali bën zbulimin e bujshëm: 6 dosje me dokumentet të Legatës shqiptare ndodhen në Arkivin e Shtetit në Romë. Madje, sipas ligjeve ndërkombëtare këto dosjet janë pronë e shtetit shqiptar dhe si e tillë duhet të kthehen në arkivat tonë.

Thënie të Faik Konicës dhe të tjerëve për Faik Konicën në librin “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati” të Agron Alibalit

“Kam hyrë në shërbimin diplomatik tetë vjet më parë vetëm si gjest paqëtimi, për të tërhequr rreth qeverisë nacionalistët dhe intelektualët shqiptarë të pakënaqur, të cilët deri atëherë ishin mënjanuar nga shërbimet publike të shtetit shqiptar. Unë, pra, me të drejtë nuk mund të konsiderohem si diplomat profesionist”.

Faik Konica, 1930, SHBA.

“Mendoj se më keni ngatërruar me vëllanë tim: në moshën 19-vjeçare, ai (Mehmeti) hyri në shërbimin diplomatik të ish-Perandorisë turke, pjesë e të cilës ishte edhe Shqipëria. Më pas kaloi në shërbimin diplomatik të Shqipërisë dhe ka më shumë të drejtë të merret në konsideratë për t’u anëtarësuar ai në Akademinë Diplomatike Ndërkombëtare”.

Faik Konica, 1930, SHBA.

“Është e vërtetë që Faik Konica përfaqëson një nga vendet më të panjohura në botë, por ai është bërë njëri nga diplomatët më të shquar në Washington”. Gazeta amerikane “Constitution Tribune”, 1933.

“I kam parë dy numrat e parë të Albanisë dhe mbaj mend këshillën që të dhashë në një nga letrat e mia: Kërko para vetëm për punë”. Fan Noli

“Këtu jeta është e padurueshme: Nuk ka as verë, as shokë e as vajza për qef. Anëtarët e Vatrës më janë qepur pas dhe duan të më zënë vendin. Me katandinë në vend të huaj, me vëllain e syrgjynuar në Kavallë, me nënë e kunatën dhe dy motrat vejusha, si dhe me një duzinë e gjysmë fëmijë në shtëpi, pa asnjë burrë për t’i mbrojtur, unë jam vërtetë shumë i mërzitur.”

Fan Noli letër për Faik Konicën. Dhjetor 1915, SHBA.

Etiketa: Agron Alibalibiblioteka e KonicësDebati në Channel OneFaik KonicaFan NoliPëllumb XhufiPol AthanasRoland Qafoku

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Dokumenti/ Terrori komunist ndaj çamëve dhe hebrenjve në 1953

Tetor 1945/ Kur Enver Hoxha i mohoi shtetësinë shqiptarëve, çamëve dhe kosovarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –

14:06 | 12/01/2026
Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –

Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –

13:52 | 12/01/2026
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik –

Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik –

13:36 | 12/01/2026
Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro –

Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro –

13:28 | 12/01/2026
Podcasti “Flasim” do të quhet “Heshtim” –

Rama të pyetet si dëshmitar, ndryshoi destinacionin e pronës –

12:54 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –
  • Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –
  • Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik –
  • Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro –
  • Rama të pyetet si dëshmitar, ndryshoi destinacionin e pronës –
  • Bllokoi mbledhjen e Këshillit për rastin Balluku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat –
  • Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com