Një ndjekje si në filma mund të konsiderohet aksioni më i fundit i policë në Berat. Sipas njoftimit zyrtar, dy persona gjatë natës kanë vjedhur një automjet duke nxjerrë me dhunë pronarin e makinës.
Sipas policisë, pasi i kanë marrë automjetin, autorët janë larguar me shpejtësi, por aventura nuk ka zgjatur gjatë. Grabitësit janë lokalizuar dhe prangosur nga policia, ku në tentativë për t’iu larguar shërbimeve të Policisë, janë përplasur me murin anësor të rrugës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia njofton se në pranga ka rënë V. K., 36 vjeç, banues në Poliçan dhe R. Z., 54 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.