Ulja e temperaturave gjatë natës ka bërë që në disa qytete të vendit të ketë reshje të dendura dëbore.
Qyteti i Korçës është zbardhur nga dëbora këtë mëngjes, ndërsa në zonat malore trashësia arrin deri në 25 centimetra.
Akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë -Ersekë janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa në aksi Qafë Thanë-Kapshticë është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë.
Në Qarkun e Dibrës trashësia e dëborës arrin në 50 centimetra në disa zona, duke sjellë probleme në qarkullim.
Trashësia e lartë e dëborës ka bllokuar disa rrugë, siç janë ato që të çojnë në Kalanë e Dodës, në Selishtë, Lurë, etj duke izoluar fshatrat.
Reshjet e dendura të dëborës gjatë natës kanë mbuluar edhe fshatrat malore të Librazhdit, Gramshit dhe Elbasanit. Trashësia e dëborës shkon nga 10 deri ne 30 cm.