Yuri Kim takon kreun e Gjykatës së Lartë: Përshpejtimi i asistencës teknologjike të SHBA-ve ndaj gjykatës

0
65

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja amerikane flet për një “takim produktiv me kryetarin e Gjykatës së Lartë”.

Yuri Kim thekson se do të përshpejtohet asistenca teknologjike e SHBA-ve ndaj gjykatës.

Ambasadorja vë në dukje gjithashtu se u diskutua mbi hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem, ndërsa vettingu vazhdon.