Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.
Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja amerikane flet për një “takim produktiv me kryetarin e Gjykatës së Lartë”.
Yuri Kim thekson se do të përshpejtohet asistenca teknologjike e SHBA-ve ndaj gjykatës.
Ambasadorja vë në dukje gjithashtu se u diskutua mbi hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem, ndërsa vettingu vazhdon.