Xhejms Bejker- pro Ramiz Alisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhejms Bejker- pro Ramiz Alisë

16:00 | 21/12/2017
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

U çmende ti!?… Në vitin 1991 kemi dëgjuar të kundërtën. James Baker- i pari Sekretar Shteti i SHBA mbërriti në Shqipëri më 21 qershor 1991, e shtunë, dhe solli shpresën më të madhe për popullin e shtypur nën diktaturën komuniste… “Kurrë nuk kemi parë kështu, një dashuri kaq genuine për Amerikën”, shkruan atë ditë reporterët e “Chicago Tribune”. Vetë zoti Baker tha se ‘kur fluturoja mbi Oqean u mbusha me emocion mbi këtë popull të harruar 47 vjet”.. .

A ka ndodhur kjo vallë? Jo, del se jo:

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

… James Baker zbriti në Tiranë. Duke hyrë për në qytet, mijëra komunistë, anëtarë të Byrosë Politike dhe familjarë të tyre mbështollën makinën me trupat e tyre dhe puthën gomat e makinës së Sekretarit Bejker. Ata ishin garancia e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Për 47 vjet komunistët, Ushtria, Sigurimi i Shtetit,… kishin mbajtur marrëdhëniet më të mira mes dy vendeve.

Me të mbërritur- sipas kronikës në median amerikane- Sekretari James Baker u drejtua për në zyrën e presidentit komunist Ramiz Alia, vazhdues besnik i diktaturës së Enver Hoxhës që kishte vdekur gjashtë vjet më parë. Baker i dha përgëzimet më të vërteta mbi diktaturën e ushtruar ku Njëshi bënte çfarë donte, ku Kushtetuta nuk mbronte askënd, ku Parlamenti ishte një fantazmë. Ai ftoi edhe përfaqësues të Opozitës; opozita sapo kishte lindur në Shqipëri me krijimin e Partisë Demokratike. Njerëzit u çuditën se si Amerika e ëndërruar bëri bashkë dy armiqtë mes veti: Komunistët engjëllorë dhe armiqtë Demokratë!, që donin t’i merrnin pushtetin Partisë Komuniste.

Mirëpo, zoti Bejker e kishte bërë këtë për t’i treguar vendin Opozitës, me qëllim që në sy të presidentit komunist t’i thoshte se “nuk është vendi për demokraci”, prandaj “rrini urtë”. Edhe gjatë fjalimit në Parlament, zoti Bejker, tha thuajse të njëjtat fjalë:

“Rruga juaj do të jetë plot dhimbje…, por nuk ka rrugë tjetër për perspektivën”, përveç luftës për të ruajtur diktaturën komuniste- tha Bejker. Ai njoftoi se së shpejti në Shqipëri do të vendoset George Soros me fondacionet dhe organizatat e tij për të riinstaluar komunizmin sikur Demokratët të bëjnë ndonjë çmenduri që ta rrëzojnë…

A ishte kështu historia e asaj dite?… Apo janë çmendur “heronjtë” politikë e diplomatikë të ditës, që e lexojnë kështu?!

… Shqiptarët e pritën me padurim vizitën e Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, James Baker. “The Chicago Tribune” shkroi me 23 qershor se kryetari i PD në opozitë tha se: “I thashë zotit Baker se ne e vramë komunizmin, por po përballemi me mbeturinat e tij, të cilat janë akoma toksike. Shqipëria ka zemër demokrate, ka mendje demokrate, por trup bolshevik”.

Të tjerë që prinin shpresën nga Amerika, kur morën vesh se James Baker solli një dhuratë prej 6 milionë dollarë, e interpretuan në forma të ndryshme. Një student i gjuhës angleze nga Vlora, Lavdosh Malaj, tha se “Ne duam lirinë e veprimit, duam lirinë e lëvizjes të shkojmë të takojmë të afërmit në Amerikë, që nuk i kemi parë kurrë… Ç’rëndësi kanë dollarët”.

Ermir Dobini, një profesor i juridikut në Tiranë tha se “miqësia me Shtetet e Bashkuara nuk matet me milionat. Vlera është lidhja Shqipëri-SHBA, që sapo nis“.

Një gazetar i Radio Tiranës, Arben Manaj, biri i zëvendësit të Ramiz Alisë- Ali Manaj, tha se “prisnim shumë, jemi shumë të dëshpëruar me 6 milionë”.

“Nëse do të isha president i Amerikës nuk do të jepja më pak se 4 milionë”- tha Paskal Haxhi- profesor i Juridikut, i cili ndërroi jetë këto ditë.

Më e veçanta e vizitës është se ishte “krejt spontane… askush nuk e priste”, tha Ilir ikonomi, gazetar në Radio Tirana. Vledimir Fejali, shofer taksie, tha i mrekulluar: “Çfarë thua “dollarë“!?. Kemi një jetë të tërë që presim të shohim Amerikën”…

… Çfarë ka ndodhur realisht në 21 dhe 22 qershor të vitit 1991? Realisht ka ndodhur ajo që shqiptarët e kanë quajtur mrekullia e lidhjeve me Amerikën, që nga viti 1939, kur regjimi komunist i preu lidhjet dhe e quajti Amerikën “armikun më të madh”. Rënia e komunizmit në Shqipëri ishte një fitore shekullore, për shkak të dhunës shumë të egër që ushtroi ai regjim. Amerika ishte garanci për Demokracinë në Shqipëri, të cilën diktatura po përpiqej ta vriste që në embrion. Vizita e Sekretarit Xhejms Bejker mbeti në jetë si akti fillestar i epokës së re…

Por si mund të ngatërrohej në atë mënyrë reportazhi  i medias mbi vizitën e zotit James Baker?! Ngjarjet e fundit në politikë, ku ambasadori i SHBA, Donald Lu është bërë palë, po bëjnë ngatërresë në kujtesë. Mund të prekin edhe besimin. Ambasadori nuk e ka më mendjen te Demokracia, as te kujdesi mbi shenjtërinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Transmetimi prej ambasadorit i idesë se ‘rëndësi ka qeveria, jo demokracia’, përbën një ‘clash’ me historinë politike Shqipëri- Amerikë. Këmbëngulja e tij për të bërë “atë që dua”, edhe “duke thyer Kushtetutën e Republikës”, e turbullon ngjarjen që ndodhi në qershor 1991.

Ndoshta edhe vetë zoti Lu do ta lexonte së prapthi reportazhin e gazetës Amerikane…

http://veritas.com.al/xhejms-bejker-pro-ramiz-alise-sulmo-bej-diktature/

Etiketa: Donald LuFrrok ÇupiSHBAXhejms Bejker

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Bazeli uron tifozët për Krishtlindje, Xhaka e Ajeti këndojnë në tren (film)

Bazeli uron tifozët për Krishtlindje, Xhaka e Ajeti këndojnë në tren (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com