Xhaxhi Miti, ik në shtëpi, film i parë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhaxhi Miti, ik në shtëpi, film i parë

19:10 | 07/09/2017
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Ledi Shamku

Për së pari marr përsipër të them veç ato që di, se gjithologjia nuk është lëmi im “studimor”. Pra, nuk e kam parë të detajuar planin ristrukturues të institucioneve tona shkencore, por mesa pashë, përmblidheshin të gjitha në një Qendër Kombëtare të Kërkimit Shkencor, edhe Akademia po aty.

Dhe kjo është një punë e mirë. Struktura të tilla ka dhe janë mjaft funksionale: CNR në Itali, CNRS në Francë. Madje, ah sikur QKKSh-ja jonë t’ia dilte të kishte një Flotë Shkencore si dy fqinjët që përmenda! Po kush tha m’anë tjetër që nuk ia del? Modelet aty janë, vullneti i mirë duhet.

Tash vijmë te ajo që unë modestisht di dhe besoj e di mirë: A duhet të ktheheshim sot te modeli i dikurshëm: Akademi me Institute? Kam pasur dikur një komshi plak, quhej xhaxhi Miti. Rrugica ime dhe e xhaxhi Mitit ishte afër Kinema Republikës në rrugë të Kavajës. Doli një film “i jashtëm” një ditë dhe u dyndëm.

Edhe xhaxhi Miti erdhi. Te ky filmi vdiste në fund njëri nga heronjtë për faj të një gabimi të vet. Qamë e u qurravitëm, e shamë “heroin”, pse na pikëlloi, hamendëm si mund ta kishte shmangur dhe ikëm. Të nesërmen shoh xhaxhi Mitin prapë te biletaria e Republikës. “Po iki njëherë sot, – tha, – se mos ka vënë mend ai personazhi dhe shpëton!”.

“Xhaxhi Miti, ik në shtëpi, i thashë, se e ke film të parë. Po atë fund do ketë!”.

Akademinë me institute bashkë e kemi film të parë. Kush e ripropozon si kundër reformë, të më ndjejë, po është tëpkë xhaxhi Miti vaktit! Aq më të pakuptimta janë thirrjet e kukushme se po u shkri Akademia do shkrihet dhe Albanologjia dhe Shqipëria do të deshqiptarizohet! Unë e kuptoj që leva e Arkimedit për opinionin shqiptar sot për sot mbetet çështja identitare, ndaj është punë e pamirë t’i mëshosh tinëzisht kot kësaj leve. Nuk “mbyllen” Studimet Albanologjike, madje kështu si janë sot për sot, janë thuajse të mbyllura, dhe të mbyllura prej kohësh.

Të ashtuquajturat konferenca ndërkombëtare albanologjike përfshijnë e shumta studiues nga Kosova e Maqedonia, pra, le ta themi, që nuk janë aspak ndërkombëtare, por thjesht kombëtare e ndërshtetërore. Albanologjia ka nevojë të shohë një film tjetër se plasi duke shkuar në kinema me xhaxhi Mitin e duke parë të njëjtin film, porse me uzdajë çdo herë për kismet të ri…  Dhe në fund, shkenca nuk është vetëm Albanologjia! Po për pjesën tjetër të kërkimit shkencor, atë të “mbyllur” prej kohësh e prej dekadash, atë që nuk lidhet me identitetin kombëtar, por me prosperitetin ekonomik e social, si nuk ju ha meraku për të, apo ajo nuk jep “vota audience”?!

Siç ishte e pamë. Xhaxhi Miti është i ftuar të shohë një film të ri. Thonë që është film “kopjac”, kopjon filma italianësh, francezësh e gjermanësh. Po xhaxhi Miti e di që “kopjimi” është edhe shansi i vendeve të prapambetura si ky yni. “S’ka nevojë ta shpik prapë unë ujin e nxehtë për të bërë një rehato-dush në darkë” – thotë xhaxhi Miti se kaq gjë e mori vesh edhe ai.

Etiketa: akdemia e shkencavefilmLedi ShamkuQendra Kombëtare e Kërkimit Shkencor

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Angelina Jolie konfirmon kthimin e saj në “Maleficent 2”

Angelina Jolie konfirmon kthimin e saj në “Maleficent 2”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

09:39 | 15/01/2026
Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

09:29 | 15/01/2026
Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

09:21 | 15/01/2026
Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

09:05 | 15/01/2026
Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

08:45 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –
  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –
  • Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –
  • Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –
  • Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –
  • Këmbimi valutor 15 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –
  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com