Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“WNL”: Shqiptarët marrin kontrollin e tregut të kokainës në Holandë, sfidojnë mafian marokene

Nga Media 0

Media holandeze “WNL” i ka kushtuar një artikull ndryshimeve që po pëson tregu holandez i drogës, i cili sipas tyre po bie gjithmonë e më shumë në duart e kriminelëve shqiptarë, në vend të atyre marokenë apo holandezëve.

Tregu i drogës në Holandë po bie gjithmonë e më shumë në duart e shqiptarëve, në vend të marokenëve dhe vetë holandezëve. Edhe për pak tregtia e kokainës do të jetë plotësisht në duart e gangsterëve shqiptarë.

“Marokenët aktualisht po luftojnë për të bërë transporte të mëdha, thotë një burim për median, i cili shton se: “Shqiptarët janë partnerë të besueshëm të biznesit. Ata e marrin përsipër transportin”.

Bosat amerikano-jugorë të drogës tani e shmangin kontaktin me mafian marokene duke preferuar shqiptarët pasi e bëjnë punën më mirë dhe më shpejt.

Ata nuk e limitojnë më veten me kilogramë të pakët por sjellin qindra në portin e  Rotterdamit.

Për shkak të këtij ndryshimi të fuqisë, edhe policia ka frikë nga një përballje e mundshme midis shqiptarëve dhe marokenëve.

Kemi frikë nga një përplasje. Deri tani, shqiptarët po shmangin përdorimin e dhunës sa më shumë të jetë e mundur jashtë atdheut të tyre, por ne e dimë se ata nuk e shmangin kurrë atëherë kur duhet.

http://shqiptarja.com/lajm/wnl-shqiptaret-marrin-kontrollin-e-tregut-te-kokaines-ne-holande-sfidojne-mafian-marokene

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej