Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

VV i përgjigjet kërcënimit të Thaçit: Do “e sjellim” emrin brenda afatit

Nga Ejona 0

Në rast se nuk gjendet zgjidhje për formimin e institucioneve, pas zgjedhjevetë tetorit, Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur deklaratës së Presidentit duke thënë se do ta bëjë brenda afateve dhe pa vonesa dorëzimin e emrit të të mandatuarit për krijimin e qeverisë, por pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Ai  ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

Më tej ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarri të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejë një zgjidhje politike në përputhje me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjidhje të  vijë sa më e shpejt. Në të kundërt, do të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm kushtetues dhe ligjor”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej