Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiç deklaroi sot se vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Zagreb shërben si prova për ardhjen e tij në Prishtinë.
Sipas Jeremiç, Viçiç ka planifikuar një vizitë në Prishtinë pas nënshkrimit të marrëveshjes detyruese.
“Vuçiç planifikon që në shkurtin e vitit të ardhshëm të shkojë për vizitë shtetërore në Prishtinë te partnerët e tij të koalicionit dhe bashkëpunëtorëve të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit dhe pastaj të niset për në Perëndim e të thotë : “Ja, e shihni se ça mund të arrij – nuk ka lojtar më të mirë nga unë”, tha Jeremiç.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nisi të hënën një vizitë dyditëshe në Kroaci.