Qeveria e Kosovës vendosi këtë të mërkurë që taksat përkundrejt mallrave serbe nga 10 për qind të rriten në 100 për qind.
President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar në një konferencë për mediat se është i gatshëm për të rinisur dialogun me Kosovën, por për këtë kërkon që kjo e fundit të heqë dorë nga taksa ndaj mallrave serbe.
“Në çdo dialog duhet të ekzistojnë rregulla që duhet të respektohen nga të dyja palët. Presim që Prishtina ta realizojë punën e saj dhe në mënyrë të civilizuar të heqë taksën ndaj mallrave nga Serbia. Nëse e bëjnë këtë, jemi të gatshëm që menjëherë t’i vazhdojmë bisedimet”, ka thënë Vuçiç para gazetarëve, transmeton media kosovare “Zëri”.