Vrasja makabre e Jak Prengës në resortin luksoz, Prokuroria e Tiranës i dorëzon dosjen SPAK – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja makabre e Jak Prengës në resortin luksoz, Prokuroria e Tiranës i dorëzon dosjen SPAK

13:37 | 09/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Dosja e vrasjes makabre të Jak Prengës në resortin luksoz ‘Golden’ në Durrës që është në pronësi të disa prej autorëve të arrestuar të grupit të Hajrajve do të kalojë për hetim në SPAK ose ndryshe prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion.

Dosja po bëhet gati nga Prokuroria e Tiranës dhe hetimet e mëtejshme do të vijojnë nga SPAK, që prej të hënës ku do të dorëzohen aktet administrativisht.

Jak Prenga u mor peng me dhunë në 17 janar në mes të Kamzës dhe më pas është transportuar për në resortin  ‘Golden’ në pronësi të autorëve.  Pengu është futur në resort me këmbët e tij dhe është torturuar në garazhin e këtij kompleksi për 7 orë. Më pas autorët e kanë nxjerrë nga garazhi të mbështjellë me qese duke e futur në një furgon. Me lopata në duar ata janë larguar me furgon për të groposur viktimën, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.

Arsyeja e marrjes peng të 49 vjeçarit ka qenë një sasi kokaine prej 243 kilogram e padorëzuar nga vëllai i viktimës Astrit Prenga në Angli. Astrit Prenga shërbente si korrier i disa bandave.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 5 të arrestuarit e bandës së drogës në Durrës që rrëmbyen Prengën. Të arrestuar janë Bajram Hajri, Elton Hajri, Leonard Hajri (të tre vëllezër) dhe Olsi Turja dhe Festim Bezhdili, të cilët janë pjesë e bandës që ka kryer ekzekutimin e 49 vjeçarit.
Këta persona akuzohen për “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, “Fshehje ose asgjësim i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahje e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Lidhur me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë me 5 autorët e grupit të Durrësit. Të shpallur në kërkim janë tre të rinj nga Shkodra, që dyshohet të jenë pjesë e “grupit të Dukagjinit”, dhe bëhet fjalë për Aldo Majnishta, 26 vjeç, Ardian Doçaj, 32 vjeç, dhe Artan Doçaj, 36 vjeç.

Sipas informacioneve vëllezërit Hajri kanë qenë thjesht ekzekutuesit e një porosie që vinte nga tjetërkush. Dhe bëhet fjalë për 4 porositës, 3 shkodranë dhe një vlonjat. Një prej tyre është vlonjati me dy emra, Gramoz (Dritan) Rexhepi, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë dhe me një ‘Cv’ të pasur aktiviteti që shtrihet nga vendet e Bashkimit Europian (Holanda, Italia, Spanja, Belgjika), deri në Ekuador.

/Newsbomb.al

Etiketa: dosjehetimJak prengaprokuroria e tiranesvrasje

Të Lidhura

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

Para
Luçiano Boçi: Truproja i Ramës i armatosur, dhunoi qytetarët

Vdekja e dy mësuesve në Memaliaj, Boçi akuza qeverisë: Ngjarja është një skenë krimi qeveritare e paralajmëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com