Blendi Teta është 39-vjeçari i cili është ndaluar ditën e sotme nga Policia e Tiranës për vrasjen e Santiago Malkos.
Ai akuzohet për veprat penale moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Blendi Teta u identifikuar në kamerat e sigurisë pranë vendit të krimit kur ka ndodhur ngjarja, por kur është pyetur nga uniformat blu ka mohuar këtë fakt.
Në dëshminë e tij 39-vjeçari ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen pasi ka qënë vetëm kalimtar i rastit në zonë, ditën që ndodhi vrasja e Malkos.