Dy hetuesit anglezë, që erdhën në vendin tonë në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, janë larguar nga Shqipëria.
Dy prokurorët mësohet se janë takuar një ditë më parë me zyrtarët dhe prokurorin e çështjes. Ata janë njohur me provat që implikojnë britanikët në këtë krim.
Prokurorët janë njohur gjithashtu edhe me dosjen e plotë të vrasjes së Nikulajt.
Pritet që pikërisht këta dy prokurorë të vendosin, në bazë të provave që kanë, për të ekstraduar ose jo anglezët nga vendi i tyre për në Shqipëri.
Kujtojmë se Anglia arrestoi disa persona për vrasjen e Nikulajt, ndërsa autori portugez është ende në kërkim.