Vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët –

11:33 | 17/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –

Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –

Irani zgjeron pretendimet për kontroll ushtarak pranë Ngushticës së Hormuzit –

Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim” –

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar dënimin maksimal, burgim të përjetshëm, për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, duke theksuar se të gjitha provat e paraqitura gjatë procesit gjyqësor vërtetojnë fajësinë e tyre.

Në fjalën përfundimtare, prokurorja e rastit, Javorka Perlinqeviq, deklaroi se provat e mbledhura dëshmojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.

Sipas Prokurorisë, gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është evidentuar asnjë rrethanë lehtësuese në favor të të akuzuarve. Përkundrazi, është vënë në pah rëndësia e veçantë e krimit, mënyra e kryerjes së tij, si dhe sjellja e të akuzuarve pas ngjarjes, përfshirë përpjekjet për manipulim dhe ndikim në opinionin publik.

Në përfundim, Prokuroria i propozoi gjykatës që të shpallë fajtorë të akuzuarit dhe, duke marrë parasysh natyrën dhe rrethanat e krimit, si dhe mungesën e çdo rrethane lehtësuese, të shqiptojë ndaj tyre dënimin maksimal për vrasje të rëndë, burgim të përjetshëm.

Gjatë fjalës përfundimtare, ky rast u cilësua si një nga krimet më makabre, i kryer me egërsi dhe dinakëri. Sipas prokurores Perlinqeviq, vrasja e ndodhur më 29 nëntor 2023 është kryer në prani të dy fëmijëve të mitur të viktimës, të cilët në atë kohë ishin vetëm 4 dhe 6 vjeç.

Prokuroria theksoi se ky fakt e rëndon edhe më shumë natyrën e krimit dhe pasojat e tij të rënda psikologjike.

Gjithashtu, gjatë procesit gjyqësor janë përmendur dëshmi që lidhen me gjendjen e fëmijëve pas ngjarjes. Sipas dëshmisë së vëllait të viktimës, Leonard Ademaj, fëmijët kanë përjetuar traumë të thellë dhe kanë refuzuar kontaktin me babanë e tyre, Naim Murselin, duke shmangur edhe komunikimet telefonike të mundësuara nga institucionet përkatëse në Suedi.

Të Lidhura

Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –

Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –

nga 27
15:34 | 22/05/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kanë lëshuar kërcënime të reja për veprime ushtarake kundër Kubës,...

Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –

Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –

nga 27
15:12 | 22/05/2026
0

Numri i personave që jetojnë me çrregullime të shëndetit mendor në nivel global ka arritur në rreth 1.2 miliardë në...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Irani zgjeron pretendimet për kontroll ushtarak pranë Ngushticës së Hormuzit –

nga 27
14:50 | 22/05/2026
0

Irani ka deklaruar se po zgjeron zonën rreth Ngushticës së Hormuzit mbi të cilën pretendon kontroll ushtarak, duke thënë se...

Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim” –

Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim” –

nga 27
14:30 | 22/05/2026
0

Álvaro Arbeloa ka konfirmuar se do të largohet nga drejtimi i përkohshëm i Real Madridit, duke mbyllur një kapitull të...

Para
AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit –

AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –

Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –

15:34 | 22/05/2026
Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –

Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –

15:12 | 22/05/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Irani zgjeron pretendimet për kontroll ushtarak pranë Ngushticës së Hormuzit –

14:50 | 22/05/2026
Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim” –

Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim” –

14:30 | 22/05/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi –

14:00 | 22/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –
  • Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –
  • Irani zgjeron pretendimet për kontroll ushtarak pranë Ngushticës së Hormuzit –
  • Shpresoj të jetë vetëm një “mirupafshim” –
  • Spitalet shqiptare copë-copë, ministrja Evis Sala flet për inteligjencën artificiale në mjekësi –
  • Komisioni Europian mirëpret diskutimin për afrimin e Ballkanit dhe Ukrainës me BE-në –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rubio dhe Trump shtojnë presionin ndaj Kubës, kërcënime me veprime ushtarake –
  • Rreth 1.2 miliard njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com