Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar urdhërin e ndalimit për 24-vjeçarin Mikel Sh., të dyshuar si autor të vrasjes së ish komisarit Artan Cuku.
Mësohet se 24-vjeçari dyshohet të jetë vrasës me pagesë. Sipas prokurorisë, ai ka ngjashmëri të ADN-së me një provë që u gjet në vendngjarje.
Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se krahas tij, janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë të cilët po merren në pyetje.
Ish komisari Artan Cuku mbeti i vrarë mbrëmjen e 8 prillit, në hyrjen e pallatit ku banonte.