Policia e Vlorës bën me dije se 39 vjeçari Elidon Mehmeti i cili u vra mbrëmë me 15 plumba njhej si person me precedent kriminalë, i përfshirë në fushën e narkotikëve. Gjithashtu policia bën të ditur se nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është arrestuar në Itali për “Trafikim të Lëndëve Narkotike”.
Një ndër pistat të cilat po shqyrton policia është se vrasja e 39 vjeçarit të këtë ndoshur për pazare të prishura të drogës. Elidon Mehmeti u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, rreth orës 23:00, në rrethrrotullimin e Skelës. Ai u ekzekutua brenda makinës së tij tip “Ford”, me targa AA 709 HM, teksa po lëvizte në drejtim të banesës së tij.Policia ka shoqëruar 8 persona për zbardhjen e ngjarjes.