Kuvendi nisi procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe caktoi 19 prillin datë në të cilën do të zhvillohet raundi i parë i votimit.
Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot rreth orës 10:50 dhe caktoi seancën e së mërkurës të javës tjetër për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit.
Deri më tani nuk ka një emër zyrtar se cili do të zëvendësojë presidentin aktual Bujar Nishani. Për votimin e presidentit të ri kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash.
Konferenca e Kryetarëve u mblodh pas letrës se dërguar dje nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, kryetarit të kuvendit, zotit Ilir Meta.