Vokshi: Rama-Veliaj po mbajnë të fshehtë kompanitë për ndërtimin e 6 kullave tek Teatri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vokshi: Rama-Veliaj po mbajnë të fshehtë kompanitë për ndërtimin e 6 kullave tek Teatri

15:24 | 01/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranë se po mbajnë në fshehtësi kompanitë që kanë shfaqur interesin për projektin mafioz të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit në truallin e tij dhe në pronën tjetër publike të 6 kullave.

Në një dalje për mediat, Vokshi theksoi se data 19 Shtator ishte afati i fundit, kur kompanitë duhet të dorëzonin dokumentat, por gati 2 javë pas skadimit të këtij afati, as qeveria, as bashkia nuk bëjnë publike emrat e kompanive që kanë shfaqur interesin për t’u bërë pjesë e planit 200 milionë euro të Edi Ramës.

Deklarata e plotë
Edi Rama dhe Erion Veliaj po mbajnë në fshehtësi të plotë kompanitë që kanë shfaqur interesin për projektin mafioz të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit në truallin e tij dhe në pronën tjetër publike të 6 kullave, ku do të pastrohen paratë e pista nga droga dhe korrupsioni.

Read more

Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha –

Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën –

Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit –

Data 19 Shtator ishte afati i fundit, kur kompanitë duhet të dorëzonin dokumentat, por gati 2 javë pas skadimit të këtij afati, as qeveria, as bashkia nuk bëjnë publike emrat e kompanive që kanë shfaqur interesin për t’u bërë pjesë e planit 200 milionë euro të Edi Ramës.

Megjithëse edhe tërmeti i fundit rrëzoi tezën kryesore të Ramës dhe Veliajt se Teatri Kombëtar rrezikon të shembet nga vjetërsia, Edi Rama po vazhdon në fshehtësi planin mafioz për Teatrin Kombëtar, në bashkëpunim me Erion Veliajn, kompaninë Fusha dhe arkitektin Bjarke Ingels.

Ligji Special për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjen e pronës publike për interesa korruptivë, për shkak të kufizimeve të qëllimshme:

Përjashton de facto kompanitë vendase dhe të huaja nga gara, duke shkatërruar barazinë në garë. Ai vendos si kriter kryesor pronësinë 40 përqind të truallit privat pranë Teatrit nga kompania pjesëmarrëse. Këtë kritër e plotëson Fusha, që paguan 900 euro hotel për nënkryetarin e Bashkisë dhe ndonjë klient tjetër i Edi Ramës që po mbahet e fshehtë.

Projekti mafioz dhe kriminal për ndërtimin e kullave ne tokën publike dhe të Teatrit Kombëtar

Shkel kushtetutën
Shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian
Nuk ndjek rregullat e Ligjit për Prokurimet për konkurencë të ndershme dhe barazi në tender
Shkel Autonominë Vendore dhe disa ligje të tjera.

Edi Rama ka paracaktuar gjithçka për projketin ku synon të pastrojë paratë e pista dhe të fitojë 200 milionë euro. Ka paracaktuar kompninë fituese, ka paracaktuar edhe projektin për Teatrin e ri, një bashkëpunim kriminal me arkitektin e tij Bjarke Ingels.

Partia Demokratike do të ndjekë rrugën ligjore për të vënë para drejtësisë bashkëpunëtorin e Edi ramës në veprën korruptive të grabitjes së tokës publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Tiranës, Bjarke Ingels.

Bashkëpunëtorja tjetër në krim e Edi Ramës, kompania Fusha shpk, e cila ka përfituar 100 milionë euro tendera publikë 5 vitet e fundit, do të përballet me Ligjin e ri Antimafia.
Mbajtja e fshehtë e procedurës kriminale, korruptive dhe mafioze, nuk ka për të ndihmuar as Edi Ramën, as Erion Velinë, as bashkëpunëtorët e tyre nga përballja me drejtësinë dhe me ligjin.

Etiketa: Albana Vokshiedi ramaerion veliajIsh-deputetja demokrateLigji Special për shembjen e Teatrit

Të Lidhura

Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha –

Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha –

nga 27
12:21 | 14/05/2026
0

Një debat është zhvilluar mes deputetit socialist Ulsi Manja dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi në seancë plenare. Ulsi Manja ka kërkuar...

Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën –

Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën –

nga 27
12:07 | 14/05/2026
0

Madonna, Shakira dhe “BTS” do të jenë protagonistët kryesorë të spektaklit të pjesës së parë në finalen e Botërorit 2026,...

Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

nga 27
11:49 | 14/05/2026
0

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, po dëshmon sot në procesin gjyqësor ndaj kreut të bandës, Laert Haxhiu. Gjatë dëshmisë...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit –

nga 27
11:43 | 14/05/2026
0

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në pranga 8 persona të dyshuar....

Para
Fermerët e fshatit Kutalli drejt falimentit: Asnjë ndihmë nga shteti (film)

Fermerët e fshatit Kutalli drejt falimentit: Asnjë ndihmë nga shteti (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha –

Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha –

12:21 | 14/05/2026
Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën –

Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën –

12:07 | 14/05/2026
Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

11:49 | 14/05/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit –

11:43 | 14/05/2026
Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

11:15 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha –
  • Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën –
  • Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –
  • Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit –
  • Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –
  • Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk jam Niko unë! Do të flasësh kur të të vijë radha –
  • Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com