Një 38- vjeçar është paraqitur në spitalin e Vlorës i plagosur me thikë.
38- vjeçari K.D, mësohet se ditën e djeshme, kur ka ndodhur edhe ngjarja, ka qenë duke bërë vrap në zonën e njohur si “Plazhi i Vjetër”, është plagosur nga tre persona.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë konflikt mes 38- vjeçarit dhe tre autorëve të plagosjes, të cilët janë ende të paidentifikuar.