Policia e Vorës ka sekuestruar një sasi prej 932 kilogramë kanabis sativa të fshehura në një furgon.
Gjatë operacionit në lagjen “Hajro Çakërri” pranë vendit të quajtur “Kuzum Baba”, mbrëmjen e djeshme u identifikua një furgon që po transportonte drogë.
Lënda narkotike ishte fshehur në furgonin tip Benz Mercedes, me targë AA 196 AI, ndërsa policia ka identifikuar edhe personin i cili po transportonte sasinë e drogës.
Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi G.M. ndërsa vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtor të implikuar në këtë veprimtari kriminale.