Vlorë/ Hetimi për falsifikimin e 240 mln euro prona i kalon Krimeve të Rënda – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vlorë/ Hetimi për falsifikimin e 240 mln euro prona i kalon Krimeve të Rënda

13:57 | 03/07/2016
në Uncategorized
0

Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton për sekuestron e 340 hektarëve tokë me vlerë 240 mln euro. Prokuroria e Vlorës nisi fillimisht hetimi, ndërsa deri më tani janë regjistruar tre raste.

Sipas Prokurorisë:

Nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, skema e falsifikimit të dokumenteve në këto raste është realizuar nga i njëjti grup personash dhe ka krijuar dyshimet e arsyeshme se veprimet e kundërligjshme janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, Prokuroria e Vlorës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar aktet Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është përgjegjëse për hetimin e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në bazë të analizës së përbashkët ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Lalla, drejtuesve të Prokurorisë së Vlorës dhe Prokurorisë për Krime të Rënda., u vlerësua që kjo e fundit të thellojë më tej hetimet e nisura nga Prokuroria e Vlorës, lidhur me këtë skemë të madhe fallsifikimi dokumentash pronësie në zona turistike.

Prokuroria e Vlorës, në hetimet e zhvilluara gjatë tre muajve të fundit, ka zbuluar skemë fallsifikimi dokumentash dhe ka marrë lejen e gjykatës për sekuestrimin e pasurive, si më poshtë:

  1. Në Palasë, Himarë, tokë me sipërfaqe 33 hektarë, në vlerë rreth 30 milionë euro
  2. Në Karaburun, Vlorë, tokë me sipërfaqe 220 hektarë, me vlerë rreth 110 milionë euro
  3. Në Zvërnec, Vlorë, tokë me sipërfaqe 89 hektarë, me vlerë rreth 100 milionë euro

Prokuroria e Vlorës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se, në të tre episodet janë të përfshirë shtetasit nën hetim Pullumb Petritaj, Enkes Hysendhima, Blerina Dhrami, Rajmond Mezi, Donika Besimaj, Lefter Gjergji dhe Belona Seraj, të cilët, në bashkëpunim mes tyre, kanë konsumuar elementët e veprave penale: “Fallsifikimi i dokumentave”; “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Prokuroria e Vlorës ka provuar se personat e mësipërm, në bashkëpunim mes tyre për një periudhe të gjatë kohore dhe në vijimësi kanë kryer më shumë se dy vepra penale. Nga mënyra se si janë kryer veprat penale, periudha kur janë kryer, rrethi i personave të përfshirë në kryerjen e këtyre veprave penale, vazhdimësia në kryerjen e veprave penale dhe qëllimi i përfitimeve materiale nga kryerja e veprave penale, rezulton se ky grup ka zhvilluar një formë të veçantë bashkëpunimi, që në kuptim të nenit 28 të Kodit Penal, përbën grup të strukturuar kriminal.

Në përbërjen e këtij grupi të strukturuar kriminal janë përfshirë zyrtarë lokal, të cilëve u janë ngarkuar detyra konkrete në lidhje me falsifikimin apo dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme, zyrtarë të punësuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe pranë ZVRPP Vlorë.

 

 

Etiketa: falsifikim dokumentashgrup kriminalProkuroria e Krimeve te Rendaprokuroria vlorepronaVlore

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ikja!

Ikja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com