Një automjet i tipit “Ford Focus” është shkrumbuar nga flakët mesditën e sotme, pranë ambulancës së qytetit të Vlorës.
Drejtuesi i automjetit ka dalë menjeherë nga makina pasi ka parë shkëndijen e zjarrit. Ai ka njoftuar zjarrëfikësit të cilët kanë ndërhyrë në shuarjen e zjarrit por ka qenë shumë vonë.
Mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Sipas efektivëve mësohet se makina ka qenë me benzinë.