Vllehët shpallën Autonominë e Pindit nga Greqia

Duhet të lëçisni

Ndodh e papritura në Gjermani, Dortmundi eliminohet nga skuadra e kategorisë së dytë

Rezultat i bujshëm në Gjermani, pasi St Pauli, skuadër e kategorisë së dytë, ka eliminuar Borusia Dortmund nga Kupa e Gjermanisë. Në fakt, ndeshja e...

Formohet “qeveria e pakicës”, shqiptarët dhe boshnjakët bëhen bashkë në Mal të Zi

Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe Partia Boshnjake i kanë dhënë mbështetje koalicionit “E Zeza në të Bardhë” për formimin e qeverisë së re në...

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, edukatorja deklaron dy versione të ngjarjes

Lajmi se një 3-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një kopsht privat në Fier ka tronditur mbarë opinionin publik. Prindërit e vogëlushit kanë vendosur që...

Vjosa Osmani nuk i toleron kërcënimet e ish-ambasadorit, e denoncon në Polici

Presidentja Osmani ka denoncuar në Polici për kërcënim publik ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Rrethohet nga pesë truproje. Mirëpo siguria e Presidentes...

 

Bashkëpunimi i vllehëve të Pindit me italianët dhe gjermanët

Nga Arben LLALLA

Gjatë Luftës së Parë Botërore 1917, forcat ushtarake italiane për të gjetur mbështetje në Greqi hodhën idenë për themelimin e Principatës së Pindit me qendër Meçovën. Në krye të këtij projekti u zgjodh Princi Alqiviadhis Diamandi, një vlleh nga Samarina e Thesalisë me profesion avokat. Gjatë kësaj lufte ky projekt nuk gjeti përkrahje të gjerë nga popullsia vllehe e Pindit, Princi Alqiviadhis Diamanti e braktisi Greqinë pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, dhe u vendos në Rumani.

Pasi dorëzuan ushtrinë greke të Epirit dhe të Maqedonisë greke, gjeneralët grekë me origjinë vllehe përfituan privilegje në rang ministrash gjatë qeverive 1941-1944. Në 30 prill të 1941, ushtaraku i lartë gjerman, Alfred Jodl dhe ai italian, Alberto Ferrero zgjodhën në krye të qeverisë greke kryeministër Jorgo Çolakoglu. Kryeministri Jorgo Çolakoglu, vendosi ministër të Brendshëm gjeneralin Panajot Dhemestihas që ishte vlleh, Prefekt të Trikallas u vu ushtaraku tjetër i lartë, Theodhor Sarantin, i cili edhe ky ishte vlleh. Prefekt i Larisës-Volos u zgjodh koloneli, Theodhosiso Papadheothosiu, i cili ishte vlleh. Tashmë vllehët drejtonin Greqinë dhe kjo i ndihmonte për shpalljen e pavarësisë së Principatës së Pindit.

Në maj 1941, Alqiviadhis Diamandi rikthehet në Greqi, shkon në Janinë dhe bën takime me vllehët e atjeshëm. Në verën e po atij viti, Diamandi fillon një turne në vendbanimet e vllehëve si në Samarina, Grevena, Larisa, Trikala, Elasona, e në shumë fshatra duke realizuar mbi 50 takime në këto zona me vllehë të diplomuar në shkollat rumune dhe italiane. Gjatë këtyre takimeve me vllehët e Pindit, Diamandi hapi zyrat e Autonomisë së Principatës së Pindit në Meçovë, Janinë, Grevena, etj.

Më 25 shtator 1941, Alqiviadhis Diamandi i dërgoi memorandum kryeministrit Jorgo Çolakoglu si përfaqësues i vllehëve të Pindit dhe vllehëve të Ballkanit të Jugut.

Memorandumi i Diamandit përmante në fillim disa kërkesa: a.) Emërimin e prefektëve, kryetarët e komunave dhe drejtuesit vendorë, do t’i caktojë ai. b.) Largimin e nëpunësve të përhershëm dhe transferimin e atyre që nuk janë miqësorë me këtë lëvizje. d.) Të dëmshpërblehen të dëmtuarit gjatë luftës italo-greke, dhe vllehët që u kanë afruar kafshë, lesh dhe sende të tjera për kujdesin e ushtarëve. e.) Të dënohen ata që kishin transferuar gjatë luftës italo-greke rumanozondes që kishin patur sjellje jokombëtare.

Këto ishin kërkesat kryesore të Alqiviadhis Diamandi drejtuar kryeministrit të qeverisë së parë kuislinge Jorgo Çolakoglu.

Në vjeshtë të 1941, Princi i Pindit, Diamandi u shpërngul në Larisë dhe me mbështetjen e italianëve që kontrollonin atë territor themeloi Ushtrinë Legjionet Romake. Në krye të këtyre trupave që përbëheshin nga vllehët ishte Nikolao Matusi, i cili kishte lindur në Samarina dhe jetonte në Larisë. Numri i vllehëve që ishin me uniformë në Legjionet Romake ishte rreth 2.000.

Trupat ushtarake vllehe vepronin bashkërisht me ushtrinë italiane, të cilat komandoheshin nga gjenerali italian Ruzero si në Trikalla, Elasona, Samarina, Grevena, Meçovo, Kallabaka, Larisë, Farsa. Këta terrorizonin popullsinë, u grabitnin ushqimet dhe pasurinë e tyre. Disa herë Legjionet Romake të vllehëve u sulmuan nga trupat partizane greke të ELAS-it.

Italianët në ishullin Zakintho, 1942

Në 1 Mars 1942, intelektualët vllehë të Greqisë dhe përfaqësues të vllehëve të Shqipërisë, Bullgarisë e Serbisë nënshkruan Manifestin e Vllehëve të Ballkanit të Jugut. Në krye të listës që nënshkruan këtë Manifest të vllehëve ishte kryetari i tyre të Ballkanit të Jugut, Alqiviadhis Diamandi, kryetar i vllehëve të Pindit, Nikolao Matusi, kryetar i vlleheve të Shqipërisë, Vasili Varnduli, të Serbisë, Micele Tegojani, të Bulgarisë, Ziko Area. Nga intelektualët vllehë të Greqisë e nënshkruan prof. Dimo Çutra, dr. Kosta Taxo, av. Xhorxhio Franko, prof. A.Beka, Gaqi Papa, dr. Niko Miçibuna, prof. Dim.Kaxhigogo, av. Kalometro, kolonel Niko Teloni, kolonel Vasilis Jorgos, prof. Kosta Nikolesko, prof. Jorgo Kondojani, K. Kaloera, prof. Virxhilio Balamace, prof. Miçele Barnda, inxhinier E.Goxhamani, inxhinier K.Stefa, inxhinier Niko A. Beka, prof. Jorgo Balamate, inxhinier S. Peleqi, av. K. Pituli, av. Dim. Barnda, av. Toli Haxhi, Joani Kopano, prof. Zisi Haxhibira, dr. Serxhio Triandafili, Joani Mercos, Perikli Piteni, Jorgo Gjuleka, Akille Taqi Furkoti, Atanasi Balodhimo.

Pas lufte shumica e tyre nuk u dënuan rëndë apo u përzunë nga Greqia ashtu siç ndodhi me popullsinë shqiptare të Çamërisë me pretekstin se gjoja ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve. Sot, fëmijët apo nipat e tyre janë deputetë, ministra, prefektë, drejtues të lartë të institucioneve shtetërore të Greqisë.

Në fund të vitit 1943, pasi po shikohej se boshti i gjermanëve po humbte luftën, drejtuesit e Legjioneve vllehe dhe pjesa më e madhe e tyre braktisën këtë uniformë dhe ju bashkuan trupave të Napoleon Zervës. Princi i Pindit, Alqiviadhis Diamanti u largua nga Greqia dhe u vendos në Rumani. Me ardhjen në pushtet të komunistëve atje, ai u arrestua në vitin 1948, vdiq pak muaj pas arrestimit në bodrumet e Ministrisë së Brendshme në Rumani.

Kryeministri i Principatës së Pindit dhe komandanti i përgjithshëm i forcave ushtarake të Legjioneve Romake, Nikolaos Matusi pas kapitullimit të Italisë fashiste më 1943, iku nga Larisa dhe shkoi në Athinë ku bashkëpunoi me gjermanët. Pas çlirimit të Greqisë në tetor 1944, u largua për në Rumani, pasi u kap nga komunistët rumun u burgos si bashkëpunëtor i gjermanëve. Me kërkesë të Greqisë në vitin 1964, u transferua për të vazhduar burgun.

Nikolao-Matuci-kryeministri-i-qeverise-autonome-te-Pindit

Nikolao Matuci, kryeministri i qeverise autonome te Pindit

Nikolaos Matusi në Greqi gëzonte privilegje deri në armëmbajtje me leje, megjithëse kishte qenë bashkëpunëtor i gjermanëve e italianëve, ai kurrë nuk u dënua nga gjykatat greke. Vajza e tij, Ksenia Matusi ishte njëra nga piktoret më me emër në Greqi dhe ka gëzuar privilegje edhe pse babai i saj kishte qenë bashkëpunëtor i italianëve e gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nikolaos Matusi vdiq në moshë të thellë në vitin 1991, në Larisë.

Popullsia vllehe e Pindit, pavarësisht se e dokumentuar zyrtarisht del bashkëpunëtore e italianëve dhe gjermanëve, ata nuk u përzunë nga Greqia, përkundrazi morën në dorë drejtimin e vendit, dhe pjesë direkte në masakrat që ju bënë popullsisë shqiptare në Çamëri. Janë vllehët e Pindit ata që grabitën dhe shfrytëzojnë pasuritë e çamëve bashkë me refugjatët e ardhur nga Azia e Vogël.

Oficere-italian-me-bashkepuntoret-e-tyre-vlleh-ne-Larise-1942-1-1024x722

Oficerë italianë me bashkëpunëtorët e tyre vllehë në Larisë, 1942

Historiani dhe gazetari grek Dhimosthenis Kukunas, ka sjellë emrat e 83 vllehëve që bënin pjesë në nënshkrimin e manifestit të marsit 1942 dhe në Legjionet Romake, por numri i tyre siç e kemi thënë më lartë është më i madh. Interesant është fakti se shumica e fëmijëve dhe nipave të vllehëve bashkëpunëtorë të italianëve dhe gjermanëve, gëzojnë privilegje dhe janë deputetë, historianë, të cilët ndër vjet bëjnë propagandë antishqiptare. Pra, vllehët nuk u persekutuan apo u përzunë nga Greqia si bashkëpunëtorë të italianëve e gjermanëve, por për një akuzë të tillë të pavërtetuar u përzunë pa të drejtë rreth 25 mijë shqiptarë të Çamërisë.

Nga kërkimet e mia munda të vërtetoj se fëmijët apo nipat e vllehëve që bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët që gëzojnë privilegje janë:

Joani Nikolao Mercos, lindi në Nimfeo të Follorinës. Banorët e këtij fshati janë vllehë dhe një pjesë e tyre të ardhur nga Voskopoja. Ishte nënshkrues i Manifestit të Autonomisë të Principatës së Pindit. Pas bashkëpunimit me italianët në Larisë, në vitin 1942, Joani Mercos u transferua në Selanik me familjen dhe aty filloi të bashkëpunonte me gjermanët nazistë. Pas lufte u dënua me 11 vjet burg.

Djali i tij Nikolao Joani Mercos i lindur më 1936, në Nimfeo të Follorinës, është avokat, shkrimtar dhe ka botuar mbi 15 libra. Nikolao Mercos, djali i bashkëpunëtorit të italianëve dhe gjermanëve ka qenë në vitin 1990-1993, këshilltar i kryeministrit Konstandin Micotaqit për temat kombëtare të Greqisë. Merco ka bashkëpunuar ngushtë edhe me ish-kryetarin dhe ish-kryeministrin e Greqisë, Konstandin Karamanlisin. Nikolao është figurë e nderuar e shtetit grek, por pyetja lind: Si është e mundur që djalit të bashkëpunëtori të italianëve dhe gjermanëve t’i besohen drejtimet e institucioneve të lartë të Greqisë? Nikolao Mercos i përket grupit të antishqiptarëve që promovon aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe është mik i kryepeshkopit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastasit.

Bashkepuntori-i-italianeve-dhe-gjermaneve-Nikolao-Joani-MERCOS-me-Kryepeshkop-Anastasin

Djali i bashkëpunëtorit të italianëve e gjermanëve, Nikolao Joani Mercos me kryepeshkopin Anastas

Deputeti në Kuvendin e Greqisë, Konstandin Gjulekas i Partisë Demokracia e Re, është familjar i Jorgo Gjulekas me origjinë nga vllehët e Samarinës. Jorgo Gjulekas është nënshkrues i Manifestit, mars 1942, për Autonominë e vllehëve të Pindit, si dhe ka qenë anëtar i forcave të armatosura vllehe Legjionet Romake, bashkëpunëtor i italianëve e gjermanëve gjatë vjetve 1941-1944. Nuk dihet fati i Jorgo Gjulekas, por deputeti në fjalë Konstadin Gjulekas rrjedh nga e njëjta familje. Vllehu, Konstandin Gjulekas është me profesion avokat dhe disa vjet ka punuar gazetar ne qytetin e Selanikut. Që nga viti 2000, ai është deputet i Demokracisë së Re në Parlamentin e Greqisë, si dhe ka qenë disa herë zëvendësministër.

Përse vllehët e Pindit kanë bërë përpjekje për një autonomi brenda Greqisë? Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane në krahasim me shqiptarët, vllehët kishin më shumë të drejta. Ata kishin shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën e tyre amtare që është e afërt me rumanishten. Lufta për asimilimin e vllehëve bëhej midis rumunëve dhe grekëve, kjo bëri që vllehët të kishin dy ndërgjegje kombëtare dhe shpeshherë të luftonin ashpërsisht njeri-tjetrit. Ishin vllehët e Grevenasë me ndërgjegje rumune ata që vranë në tetor, 1911, Mitropolitin grek Emiliaos.

Emrat e disa bashkëpunëtorëve vllehë

Alqiviadhis Konstandin DIAMANDI, lindi në Samarina më 1894, në një familje të pasur. Gjatë luftë së Parë Botërore më 1917, kishte gradën nënoficer i ushtrisë greke dhe vepronte në fshatrat e vllehëve të Pindit. Me përkrahjen e italianëve atë vit themeloi ushtrinë e Principatës së Pindit dhe e vetëshpalli veten Princ. Për këto veprime Diamandis u dënua nga gjykatat greke, por përfitoi falje nga amnistia e vitit 1927. Në vitin 1920-1925, Alqis Diamandi ishte diplomat i Rumanisë në Sarandë duke mbajtur kontakte me shërbimet sekrete rumune dhe italiane. Në fillim të vjetve 1930, rikthehet në Greqi si përfaqësues i disa firmave rumune të drurit dhe naftës. Gjatë kësaj periudhe Alqiviadhi filloi rekrutimet e vllehëve të Thesalisë dhe Epirit për të themeluar Principatën e Pindit me ushtrinë e saj. Me ardhjen e gjermanëve dhe italianëve më 1941 Diamadi themeloi Legjionet Romake të vllehëve, të cilët financoheshin nga ushtria italiane. Kryeministër dhe komandat i Principatës së Pindit u zgjodh Nikolao Matusi. Në fund të vitit 1942, Alqiviadhis Diamantis largohet nga Greqia për në Rumani. Me ardhjen në pushtet të komunistëve në vitin 1948, atë e arrestojnë dhe vdes pas disa ditësh në burg.

Nikoloa Mattheo MATUSI, lindi në 1899 në Samarina të Pindit. Pasi mbaroj universitetin në Athinë punonte avokat në Larisë. Ishte nënshkrues i Manifestit të Autonomisë së Vllehëve të Pindit, mars 1942 dhe më tek komandanti i përgjithshëm i forcave vllehe të njohura si Legjionet Romake. Pas kapitullimit të Italisë fashiste më 1943, iku nga Larisa dhe shkoi në Athinë ku bashkëpunoi me gjermanët. Pas çlirimit të Greqisë në tetor 1944, u largua për në Rumani, pasi u kap nga komunistët rumun u burgos si bashkëpunëtor i gjermanëve. Nikolaos Matusi vdiq në moshë të thellë në vitin 1991, në Larisë.

Joani Nikolao MERCOS, lindi në Nimfeo të Follorinës. Ishte nënshkrues i Manifestit të Autonomisë të Principatës së Pindit. Pas bashkëpunimit me italianët në Larisë, në vitin 1942, u transferua në Selanik me familjen dhe nisi të bashkëpunonte me gjermanët. Pas lufte u dënua me 11 vjet burg. Djali i tij, Nikolao Joani Mercos i lindur më 1936, në Nimfeo të Follorinës, është avokat dhe shkrimtar. Në vitin 1990-1993, ishte këshilltar i kryeministrit Konstandin Micotaqit për temat kombëtare të Greqisë. Merco ka bashkëpunuar ngushtë me ish-kryetarin dhe ish-kryeministrin e Greqisë, Konstandin Karamanlisin. Nikolao Mercos është figurë e nderuar e shtetit grek dhe është mik i kryepeshkopit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastasit.

Jorgo GJULEKA, ishte nga Samarina dhe jetonte në Elasona. Ishte nënshkrues i Manifestit të Autonomisë së Vllehëve dhe pjesëtar i Legjioneve Romake. Figuron i zhdukur. Jorgo Gjuleka është familjar i deputetit të sotëm i Partisë Demokracia e Re, Konstandin Gjuleka.

Dhimostheni Nikolao CUTRA, lindi më 1894, dhe ishte profesor në gjimnazin e Larisës. Gjatë qeverisë së Metaksasë u pushua nga puna me akuzën se bënte propagandë majtiste tek nxënësit e gjimnazit. Që në vitin 1941 ju bashkua idesë së Diamandit për Autonominë e Vllehëve të Pindit, ishte nënshkrues i Manifestit të mars 1941 dhe drejtues i Legjioneve Romake të vllehëve. Pas lufte u dënua në mungesë me vdekje. Vdiq në vitin 1961, i fshehur në rrethinat e Larisës.

Konstandin TAHA, lindi në Larisë, me profesion ishte mjek. Ishte nënshkrues i Manifestit të vllehëve dhe në maj 1941 themelues i Legjionit Romak të parë të vllehëve në Larisë. Ishte drejtuesi kryesor i qendrës së Legjioneve Romake në Larisë. Pas lufte u dënua me 15 vjet burg.

Thoma Dhimitër PISPIRIGOS, ishte avokat nga Samarina. Ishte fanatik i propagandës për Autonominë e vllehëve dhe antigrek. Gjatë kohës së lëvizjes Principata e Pindit, u rreshtua në ushtrinë italiane dhe mori gradën kolonel. Ishte anëtar i Legjioneve Romake dhe në Selanik ishte kryetar i Bashkësisë së Rumunëve. Pas vitit 1944 iku në Rumani ku edhe vdiq.

Jorgo MIÇIBUNA, lindi në Samarina. Ishte pjestar i Legjioneve Romake në Grevena. Bashkëpunoi me italianët dhe gjermanët. Mori pjesë në disa beteja kundër ushtrisë së rezistencës ELAS. Në vitin 1944 u largua në Rumani ku u dënua me 20 vjet burg.

Nikolao FRANGO, lindi në Elasona dhe ishte nënshkrues i Manifestit dhe drejtues i Legjioneve Romake në Elasona. Bashkëpunoi me italianët, pas lufte u dënua me 15 vjet burg.

Ziko AREA, lindi në Grevena dhe jetonte në Samarina. Ishte antigrek dhe fanatik i autonomisë së vllehëve që më 1917. Ishte profesor, drejtor i gjimnazit rumun në Grevena dhe kryetar i rumunëve të Grevenasë. Në mars të 1941 nënshkroj Manifestin si përfaqësues i vllehëve të Bullgarisë. Pas kapitullimit të Italisë më 1943 u vendos në Selanik. Pas lufte u dënua me 15 vjet burg.

Sotiri Ziko AREA, ishte profesor në gjimnazin rumun të Grevenas. Ishte mbështetës i Autonomisë së Vllehëve, bashkëpunëtor i italianëve dhe antigrek. Pas lufte u dënua me 3 vjet burg.

Jorgos VASILAQI, ka lindur në Grevena, me profesion avokat, ishte antigrek dhe pro lëvizjes për Autonomi të Vllehëve që në vitin 1917. Në vitin 1916 kishte qenë kryetar bashkie i Grevenasë. Në mars të 1941, nënshkroi Manifestin e Vllehëve dhe bashkëpuntor i italianëve. Pas lufte u dënua me 3 vjet burg.

Periklis Dhimitër PITELI, sipërmarrës, kushëri i parë i Diamandit dhe njeri i besueshëm i tij. Mbështeti Autonominë dhe Manifestin e vllehëve të Pindit. Pas lufte u dënua me 15 vjet burg.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Ndodh e papritura në Gjermani, Dortmundi eliminohet nga skuadra e kategorisë së dytë

Rezultat i bujshëm në Gjermani, pasi St Pauli, skuadër e kategorisë së dytë, ka eliminuar Borusia Dortmund nga Kupa e Gjermanisë. Në fakt, ndeshja e...

Formohet “qeveria e pakicës”, shqiptarët dhe boshnjakët bëhen bashkë në Mal të Zi

Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe Partia Boshnjake i kanë dhënë mbështetje koalicionit “E Zeza në të Bardhë” për formimin e qeverisë së re në...

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, edukatorja deklaron dy versione të ngjarjes

Lajmi se një 3-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një kopsht privat në Fier ka tronditur mbarë opinionin publik. Prindërit e vogëlushit kanë vendosur që...

Vjosa Osmani nuk i toleron kërcënimet e ish-ambasadorit, e denoncon në Polici

Presidentja Osmani ka denoncuar në Polici për kërcënim publik ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Rrethohet nga pesë truproje. Mirëpo siguria e Presidentes...

Kupa e Italisë/ Juventus në avantazh, Cuadrado ekzekuton saktë goditjen e dënimit

Dy gola në dy minuta për Juventus-in, por vetë m njëri ka qenë i vlefshëm. Bardhezinjtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 25-të kundër...