• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VKM e bregdetit dhe çarku i madh ku e ka futur veten Shqipëria

16:11 | 12/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
1

Nga Shaban Murati

Disa diplomatë të huaj në Tiranë kanë mbetur të habitur nga veprimi i qeverisë së Shqipërisë, e cila me një telefonatë presioni të kryeministrit grek hoqi në 1 prill 2019 nga “Gazeta Zyrtare” VKM-në e saj lidhur me titujt e pronësisës së tokave bujqësore në brezin bregdetar të Shqipërisë. Siç njofton “greekreporter.com” në 1 prill, “sipas agencisë “AMNA”tërheqja shqiptare erdhi pas ndërhyrjes së kryeministrit grek Cipras”.

Lexo edhe

A u shantazhua Meta nga McGonigal?

I dehur, përplas makinën e Prefekturës së Korçës dhe largohet

Berisha lajmëron “luftë” me Ramën: 11 shkurti protesta kombëtare

Diplomatë të huaj në kryeqytetin shqiptar nuk arrijnë të kuptojnë se si, ndërsa Athina ka rrritur agresivitetin e saj drejt Tiranës, qeveria e Shqipërisë mban një qendrim të ngrirë gojëmbyllur dhe as i përgjigjet Athinës dhe as nuk prononcohet për kërkesat e saj në marrëdhëniet me Greqinë.

Duke rrëmuar arsyet e kësaj ngrirje të qeverisësë Shqipërisë, kërkimi të çon në çarkun e madh, ku e ka futur veten Shqipëria me pranimin e të ashtuquajturës paketë të çështjeve dypalëshe në bisedimet me Greqinë, që filluan zyrtarisht në nëntor të vitit 2017. E ashtuquajtura paketë e gjitha çështjeve dypalëshe, të cilën unë e kam përkufizuar “diplomacia e toptan-pazarit”, është çarku, ku diplomacia greke e futi në trekëndësh diplomacinë shqiptare, me strategjinë e njohur greke që të mos lëshojë asgjë dhe të marrë gjithçka.

“Diplomacia e toptan-pazarit” ishte propozim dhe ide e ministrit të jashtëm grek Nikos Kocias, që duke futur në një thes probleme të qena e të paqena, të vogla dhe të mëdha, të vjetra dhe të reja, midis dy shteteve, krijoi kushtëzimin e lidhjes me njera-tjetrën dhe të zgjidhjes me njera-tjetrën të çeshtjeve të hapura dypalëshe në të njejtën kohë. Ishte një taktikë dinake diplomatike, e pa dëgjuar ndonjëherë, sepse çështjet e hapura historike dhe aktuale në marrëdhëniet midis dy shteteve nuk mund të futen të gjitha në një thes dhe të kushtëzojnë njera-tjetrën për zgjidhje të njëkohshme.

Në diplomaci dhe në marrëdhëniet problematike midis dy shteteve çeshtjet zgjidhen një e nga një dhe kështu avancohen realisht marrëdhëniet. Nëse fut në një thes apostilën greke, (ku Greqia ishte i vetmi shtet i BE që na e mbante pas qafe), me marrëveshjen e detit, dhe nëse fut njohjen e patentave të shoferëve shqiptarë me varrezat greke në Shqipëri, është e qartë se dikush po shet ajër dhe dikush po e blen atë.

Duhet theksuar këtu se asnjëherë në marrëdhëniet problematike midis Shqipërisë dhe Greqisë, që nga viti 1914 i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike e deri në ditët tona, një periudhë e gjatë historike e mbushur me probleme dhe tensione të vazhdueshme midis dy vendeve, nuk është dëgjuar të propozohet zhvillimi i bisedimeve me metodën partizane “të gjitha çeshtjet në një thes”.

Kjo nuk ka ndodhur as me qeverinë e Ahmet Zogut, as me qeverinë e Enver Hoxhës, as me qeverinë e Aleksandër Meksit, as me të Fatos Nanos, as me të Sali Berishës, as të Pandeli Majkos, as të Ilir Metës.

Nuk janë shpjeguar kurrë arsyet pse u pranua nga Shqipëria në 2017 çarku grek i “diplomacisë së toptan-pazarit”. Që nga ai moment shtetit shqiptar iu lidhën duart dhe timonine bisedimeve dypalëshe e mori në dorë diplomacia greke dhe kjo u demostrua haptazi me imponimin, që Athina i bëri Tiranës lidhur me rendin e ditës së bisedimeve. Në planin teorik “diplomacia e toptan-pazarit” u propozua si një metodë e të drejtës së secilit shtet për shtrimin në tavolinën e bisedimeve dypalëshe të çështjeve, qësecili shtet mendon se janë të hapura midis tyre.

Por Athina e shkeli këtë parim, sepse i diktoi Shqipërisë të mos fuste dhe të mos përmendëte çështjen çame në rendin e ditës së bisedimeve të “toptan-pazarit” dypalësh. Çeshtja çame mbeti jashtë thesit me diktat të palës greke dhe pala shqiptare iu nënshtrua diktatit grek. Një diplomaci profesioniste dhe kombëtare duhet të kishte hequr dorë që në atë moment nga “diplomacia e toptan-pazarit”, sepse me heqjen e çështjes çame nga bisedimet, diplomacia e toptan-pazarit kishte rënë nga fuqia dhe krijonte dizekulibrin e pozitave të forcës në favor të Greqisë në tavolinën e bisedimeve.

Në mënyrë absurde Tirana hiqte dorë nga çeshtja çame, në një kohë kur njëvit më parë, në shtator të vitit 2016, Komisioni Europian nëpërmjet Komisionerit tëLartëtë BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, kishte sanksionuar në parlamentin europian ekzistencën e çeshtjes çame si çështje për t’u biseduar midis dy shteteve.

Nga ana tjetër Greqia arriti nëpërmjet “diplomacisë së toptan-pazarit” t’i imponojë Shqipërisë rinegocimin në tavolinën e re të bisedimeve të marrëveshjes së vdekur të detit të vitit 2009, akt që bie në kundërshtim flagrant me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila në 15 prill 2010 e ka shpallur atë marrëveshje të pavlefshme dhe inekzistente.

Dhe Tirana e hëngri karremin grek.

Sikundër pritej, rezultati i dinamikës së “diplomacisë së toptan-pazarit”ishte dështim për Shqipërinë. Ndërsa Athina tallej me Shqipërinë me apostilat dhe me patentat, ajo nuk hoqi dhe mban sot e kësaj dite në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë të vitit 1940, ligj absurd që nuk ka lidhje me ndonjë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, që ta pengojnë heqjen e tij.

Heqja e ligjit të luftës është detyrim i njëanshëm i Athinës për ta hequr dhe nuk është çeshtje, që Shqipëria duhet t’i duhet t’i japë ndonjë shpërblim Greqisë. Por diplomacia dinake greke e ndërthuri me çështjet e hapura dypalëshe dhe e konsideroi ligjin e luftës si pazar dypalësh, në një kohë që është detyrim i Greqisë ta heqë ligjin absurd të luftës me një shtet, me të cilin ka marrëdhënie diplomatike, ka nënshkruar  Traktat dypalësh Miqësie dhe janë të dy anëtare të NATO-s. Nuk po shkojmë me tutje të përmendim se Greqia e ka hequr të njejtin ligj lufte me vetë Italinë që në vitin 1949 dhe me Shqipërinë e mban në fuqi edhe në vitin 2019.

Mirë Greqia tallet, por absurditeti është që Tirana ka dy vjet që nuk flet për ligjin e luftës dhe nuk i kërkon Greqisë abrogimin e tij. Tirana ka dy vjet që nuk flet për çeshtjen çame. Tirana ka dy vjet që nuk flet për çeshtjen e kuotës shqiptare të ujrave të lumit Vjosa, që na e ka grabitur Greqia. Tirana ka dy vjet që nuk i kërkon më Greqisë njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës.

Nuk mund të mos shqetësojë opinionin kjo ngrirje apo vetëngrirje e Tiranës në marrëdhëniet me Greqinë, sidomos në kohën kur ka një agresivitet të pazakontë ndërhyrje të Greqisë në punët e brendshme të Shqipërisë, siç janë këto për legjislacionin e brendshëm shqiptar.

Ngrirja apo vetëngrirja e Tiranës, larg detyrës së mbrojtjes së interesave dhe të drejtave të shtetit në raport me Greqinë, mendoj se është produkt i drejtpërdrejtë i të ashtuquajturës “diplomaci e toptan-pazarit”. Në Tiranë duket vazhdojnë të ëndërrojnë sa të piqen fiqtë grekë në kalendat greke dhe do të bien në prehrin e Tiranës. Ndërkaq Greqia po vjel fiqtë shqiptarë.

Sepse është vërtet flagrante që Athina po bën shantazh të përjavshëm mbi Tiranën për çështjen e shpikur të minoritetit grek në Shqipëri. Nëpërmjet “diplomacisë së toptan-pazarit” Greqia ka paraqitur rivendikime aneksioniste për ligjin e brendshëm shqiptar të minoriteteve, duke kërkuar statuse dhe zona të reja minoritare, duke kërkuar legalizimin e vetëshpalljeve antiligjore për përkatësi minoritare greke, duke kërkuar trajtim selektiv dhe hierarkik në administratën shtetërore për minoritetin grek dhe duke arritur deri atje sa të kërkojë elemente autonomie për minoritetin grek.

Ky shantazh diplomatik u lejua nga “diplomaciae toptan-pazarit” dhe inkurajohet nga memecllëku i inferioritetit zyrtar shqiptar. Greqia, e cila nga ana e saj nuk njeh asnjë lloj minoriteti në vendin e vet, në një kohë që ka disa minoritete si shqiptar, turk, maqedonas, vlleh, romë, etj. dhe e cila në periudhën midis dy luftrave botërore e njihte zyrtarisht minoritetin shqiptar, rivendikon ndryshimin e ligjit të brendshëm shqiptar të minoriteteve.

Athina nuk kërkon barazinë e të drejtave të minoriteteve para ligjit, por kërkon diferencimin midis tyre. Athina kërkon krijimin e një hierarkie minoritetesh, ku minoriteti grek të ketë status të posaçëm administrativ më të favorizuar në krahasim me minoritetet e tjera. Kërkon gjithashtu shtrirjen gjeografike të zonave minoritare greke në tërë Shqipërinë e Jugut, gjë që përputhet me mentalitete të vjetra rivendikuese ndaj Shqipërisë. Këto janë kërkesa politike e strategjike, që nuk kanë të bëjnë as me minoritetin, as me ligjin e ri dhe as me të drejtat e tyre.

“Diplomacia e toptan-pazarit” krijoi një situatë të re disproporcionale në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë në disfavor të Shqipërisë. Ndaj Tirana duhet të ikë një orë e më parë nga çarku i “diplomacisë greke të toptan-pazarit”. Zyrtarët e tanishëm të shtetit shqiptarë duhet të kenë parasysh se “diplomacia e toptan-pazarit” apo e ashtuquajtura paketë e gjitha çështjeve të hapura midis dy shteteve, që u kurdis nga ish-ministri i jashtëm grek, nuk është detyrim shtetëror dhe as një marrëveshje e nënshkruar midis dy qeverive.

Ajo është thjeshtë një metodë personale apo mënyrë personale e zhvillimit të bisedimeve midis dy palëve, që u ra dakord në një kohë të caktuar nga njerëz të caktuar, që rastësia i hodhi në ato pozita. Asnjera palë, pra asnjera qeveri, nuk ka ndonjë lloj detyrimi që të vazhdojë metodën e gabuar të paraardhësve në bisedimet. Ishte një rastësi e lumtur ikja nga drejtimi i diplomacisë greke i autorit grek të çarkut të “diplomacisë së toptan-pazarit”. Nuk ka asnjë arsye që të vazhdohet nga Tirana kjo rrugë dhe metodë e dëmshme antishqiptare.

Shqipëria nuk demostron as pavarësi e as dinjitet, duke ndjekur formula të helmatisura diplomatike, që janë qorrsokak për interesat e saj jetike në marrëdhëniet me Greqinë. Shqipëria e ka urgjente të rivendosë pozicionin e barabartësisë në raportet me shtetin fqinj të jugut.

Shqipëria mund ta arrijë këtë duke kërkuar me forcë heqjen e ligjit absurd të luftës, duke kërkuar shtrimin dhe zgjidhjen e çeshtjes çame, duke refuzuar çdo rivendikim grek për kufijtë detarë të Shqipërisë, duke kërkuar marrëveshje për ujrat e grabitura shqiptare të Vjosës, duke refuzuar kthimin e Shqipërisë së Jugut në zonë minoritare greke, duke kërkuar memoriale për partizanët çamë të vrarë në territorin e Greqisë në betejat me fashizmin, duke kërkuar njohjen e Kosovës, etj.etj.

Zyrtarë të mefshtë dhe pa dinjitet përpiqen të justifikojnë lëshimet strategjike ndaj Greqisë me votën e Athinës për një datë të hapjes së bisedimeve të pranimit me BE. Janë përralla dobësie dhe inferioriteti, sepse për Shqipërinë sovraniteti dhe dinjiteti shtetëror e kombëtar nuk janë kusur për integrimin europian.

Në mandatin e tij të parë qeverisës kryeministri Edi Rama ndërmori hapa pozitive për të vendosur një simetri në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Nuk dihen arsyet përse në mandatine tij të dytë qeverisës peshorja e marrëdhënieve midis dy shteteve kaloi në shtratin klasik të asimetrisë së njohur të këtyre marrëdhënieve.

Është një temë, të cilën vazhdojnë ta hulumtojnë diplomatë të huaj dhe vendas.

/GazetaDita*/

Etiketa: Aleksis CiprasbregdetiçarkuGreqikryeministri grekshaban muratiShqiperiaTiraneVKMVKM e bregdetit dhe çarku i madh ku e ka futur veten Shqipëria

Të Lidhura

“Serbia dominon”, Meta për situatën në Kosovë: Përgjegjës dhe Rama –

A u shantazhua Meta nga McGonigal?

nga 27
22:58 | 31/01/2023
0

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, teksa u fol për çështjen e zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal, në...

I dehur, përplas makinën e Prefekturës së Korçës dhe largohet

I dehur, përplas makinën e Prefekturës së Korçës dhe largohet

nga 27
22:14 | 31/01/2023
0

Një makinë e Prefekturës së Korçës është aksidentuar këtë të martë. Sipas informacioneve, bëhet me dije se në unazën e...

Rama është në hetim në SHBA –

Berisha lajmëron “luftë” me Ramën: 11 shkurti protesta kombëtare

nga 27
21:48 | 31/01/2023
0

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në konferencë për mediat se opozita do të bëjë ‘luftë’ me Edi Ramën. Berisha...

‘Punësimi në Shqipëri bëhet me ryshfet, qeverisja e korruptuar’

‘Punësimi në Shqipëri bëhet me ryshfet, qeverisja e korruptuar’

nga 27
21:42 | 31/01/2023
0

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi sot Barometrin e Sigurisë dhe perceptimin publik ndaj drejtësisë dhe korrupsionit. Mbi...

Para
Shoqërohet një prej grabitësve të miliona eurove në Rinas

Shoqërohet një prej grabitësve të miliona eurove në Rinas

Comments 1

  1. Liri djali says:
    4 vjet më parë

    Analize s e vyer,,,Kurre s”eshté vonê!!!

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çmendet AKSHI, shpenzon 8 miliardë lekë për SMS –

Çmendet AKSHI, shpenzon 8 miliardë lekë për SMS –

14:11 | 01/02/2023
Mesazh për krimin e organizuar –

Mesazh për krimin e organizuar –

14:01 | 01/02/2023
MCGonigal darkoi me Ballën, gjyqtarë dhe prokurorë –

MCGonigal darkoi me Ballën, gjyqtarë dhe prokurorë –

13:59 | 01/02/2023
Një McGonigal me fustan –

Një McGonigal me fustan –

13:57 | 01/02/2023
Vrasja e Indrit Ndojit në Krujë, lirohen nga burgu dy të dyshuarit –

Vrasja e Indrit Ndojit në Krujë, lirohen nga burgu dy të dyshuarit –

13:49 | 01/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Çmendet AKSHI, shpenzon 8 miliardë lekë për SMS –
  • Mesazh për krimin e organizuar –
  • MCGonigal darkoi me Ballën, gjyqtarë dhe prokurorë –
  • Një McGonigal me fustan –
  • Vrasja e Indrit Ndojit në Krujë, lirohen nga burgu dy të dyshuarit –
  • Njeri pa komb, atdhe dhe dinjitet –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çmendet AKSHI, shpenzon 8 miliardë lekë për SMS –
  • Mesazh për krimin e organizuar –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com