Vjeshta pa kthim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjeshta pa kthim

10:19 | 23/10/2017
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Me bërjen publike të përgjimeve të italianëve, kemi të bëjmë me konfigurimin e dy lëvizjeve, njëra është antirevolucionare dhe kërkon rrëzimin e qeverisë, tjetra është revolucionare dhe i ka rrënjët thellë në dashurinë që gëzon populli për pushtetin. Nuk është vështirë që të kuptohet se antirevolucionarët janë opozitarët dhe revolucionarët pala tjetër. I gjithë mekanizmi ynë vendor po lufton me armë të vjetra, ndërsa duket se nuk dëshiron të shohë një të vërtetë në sy, e cila është zhvilluar jo shumë mote larg tek fqinjët tanë, Maqedoni.

Përgjimet e para që dolën në shesh në mediat e Shkupit u shpërfillën nga Gruevski, i cili paraqitej si njeriu me më shumë pushtet në të gjithë Ballkanin, një farë Putini që e kishte blerë pushtetin në mënyrë kapilare. Rezistenca e Gruevskit, e mbështetur me dy duar nga Presidenti i këtij vendi, shndërroi drejtuesin më opak të politikës në rajon, Zoran Zaevin të merrte përmasën e udhëheqësit. Sa më shumë u rezistonte përgjimeve qeveria me Gruevskin në krye, aq më shumë dilnin përgjime të reja dhe kjo “lojë” zgjati me muaj, por jo aq shumë, sa sot kemi përmbysje të pushtetit dhe pas zgjedhjeve vendore të së djelës së shkuar rrënimin e plotë politik të Gruevskit.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

E gjitha kjo ndodhi, sepse ashtu si në Shqipëri edhe në Maqedoni aksioni politik nuk iu la më në dorë faktorit lokal, por atyre që realizuan planin e përgjimeve dhe i futën në thes kapadainjtë e sllavo-maqedonëve. Pra, ishin amerikanët, italianët, anglezët, europianët, pak rëndësi ka; ishin ndërkombëtarët që e gatuan çorbën, kurse opozita e atjeshme u kthye vetëm e vetëm në zëdhënës. Nuk bëri asnjë gjë më shumë.

Në Shqipëri ka pak ditë që po vihet në jetë i njëjti skenar. Janë italianët, amerikanët, europianët, kjo nuk ka pikën e rëndësisë. Ata kanë lëshuar “raketën” e parë dhe natyrshëm interpretimin në shqip do e bëjnë prokurorët vendorë, qofshin edhe prej Tropoje apo politikanë të Tiranës, qofshin edhe me letra hollandeze. Është sikur ndodh në Teatrin Kombëtar që vendoset një shfaqje dhe regjizori është i huaj, por aktorët flasin shqip.

Ndaj tubimet për mbrojtjen e Saimirit nuk kanë kurrëfarë vlere, se ata kanë me nxjerrë të tjera përgjime. I shpotitën 1500 faqe, sollën në mbrëmje dhe 400 faqe të tjera. Do shpëtojë Saimiri, gjë që nuk është aspak çudi, do dalin të tjera foto, përgjime, fakte për të tjerë, derisa e pëgëra të bëhet mullar. Duhet kuptuar që kemi të bëjmë me një proces pa kthim, tek i cili nuk ka efekt evokimi i krimit të Gërdecit, korrupsioni i Rrugës së Kombit apo tragjedia e 21 janarit, pasi këto përgjime sjellin një zullum që shqiptarët nuk ia bënë tokës së vet, por tokës së atyre që ne i quajmë “ndërkombëtarë”. Këta të fundit edhe mund të bëjnë si naivë, kur i ngatërrojmë në “leshelinë albaneze”, por nuk të falin, nëse kapërcen detin dhe bëhesh njësh me organizatat mafioze dhe kriminale, duke bërë furnitorin kryesor të Europës dhe ishullit britanik. Kjo është gafa e cubave të Shqipërisë, sepse si në filmin e Oliver Stone u joshën nga ëndërra: “The World is mine”, ndaj si dhe shkruante Besnik Mustafaj dikur për një tjetër stinë, kjo i bie të jetë “Vjeshta pa kthim”.

Etiketa: Besnik MustafajEnkel DemiGërdeciNikolla GruevskiOliver StoneSaimir TahiriThe World is mineVjeshta pa kthimZoran Zaev

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Shkarkohet Drejtori i Emergjencave Civile, përgjonte mbledhjet

Shkarkohet Drejtori i Emergjencave Civile, përgjonte mbledhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com