Vjedhja në Rinas/ Paloka: A janë strukturat e këtij shteti organizatore direkt të kësaj grabitjeje? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjedhja në Rinas/ Paloka: A janë strukturat e këtij shteti organizatore direkt të kësaj grabitjeje?

15:57 | 11/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Lidhur me grabitjen në aeroportin e Rinasit, ka reaguar pak minuta më parë ish deputeti i opozitës Edi Paloka.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook,  Paloka është shprehur se grabitja e 10 milion eurove në Rinas ka cënuar çështjen e sigurisë kombëtare.

Statusi i plotë:

Read more

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

Kush i vodhi 10 milion euro ?
A janë strukturat e qeverisë përgjegjëse vetëm për paaftësi apo kemi të bëjmë me bashkëpunim e madje dhe organizim direkt të grabitjes nga këto struktura? A është viktima, siç u nxitua të thuhej, koka dhe truri i grabitjes apo një i përdorur për shkak të reputacionit të tij? A janë rastësi të gjitha ngjashmëritë e kësaj grabitjeje me të tjerat të para në kontekstin kohor dhe politik?
Të gjitha këto pyetje dhe të tjera u hodhen dje në media dhe rrjetet sociale jo pa arsye.
Sigurisht që cënimi i Sigurisë Kombetare ishte çështja e parë dhe kryesore që duhej të ngrihej dhe u ngrit. Po reagimi i Ramës ishte i tillë që të krijonte përshtypjen se ishte pregatitur: akuzë për përgjegjësi ndaj koncesionarit; shkarkim drejtorit të aviacionit civil; futjen e ushtrisë në aeroport për të garantuar sigurinë. E më kaq çështja mbyllet…
Kush ishte i shqetësuar për Sigurinë Kombëtare tani mund të jetë i qetë ; fajtorët u gjetën, u dënuan dhe problemi i sigurisë në aeroport për këtej e mbrapa, u zgjidh. Të njëjtën gjë deklaroi sot në konferencë për mediat dhe ministrja e Ramës , ish-drejtoreshë e shërbimit civil në grabitjet e mëparshme. “Çështja u zgjidh një herë e përgjithmonë”- deklaroi ajo. Shumë e thjeshtë apo jo ?
Shtojmë këtu dhe deklaratat e funksionareve të lartë të shtetit e të policisë se “ u vra koka e grabitësve” dhe “banda u shpartallua” e nuk mbetet gjë tjetër veçse të festojmë…
Po 10 milion euro që janë ende në duart e “bandës së shpartalluar ?
Kush do ju japi shpjegim pyetjeve dhe rastësive të çuditshme në këtë ngjarje të përsëritur?
Edhe me profani e di se grabitje të tilla kanë nevojë për bashkëpuntorë të shumtë dhe koordinim të tyre; bashkëpuntore në banka, në grupet e sigurisë, në aeroport, në polici…Kush i koordinoi e organizoi të gjithë këta, apo viktima , siç u tha publikisht ?!
Si e përcaktoi zëvendësi i Ramës aq shpejt se viktima qenka truri dhe kreu i bandës kur jo vetëm nuk ishte bërë asnjë hetim por sipas deklaratës së policisë as vetë viktima nuk po arrihej të identifikohej se paskësh bërë operacione plastike?!Po antarët e tjerë të bandës kush janë? Se përderisa viktima evidentohet si kreu , duhet të dihet se kush janë të tjerët . Ata të tjerët që nuk janë “truri“ por që qenkan aq të zotët sa janë zhdukur me 10 milion euro pasi kanë hedhur në rrugë të vrarë “kreun” e tyre !!!
Si ka mundësi që policia paska qenë aq afër sa ka shkëmbyer zjarr me grabitësit e më pas këta janë zhdukur me gjithë para ?! E duhet të kemi parasysh që bëhet fjalë për thasë me para.
Si ka mundësi që nën zjarrin e policisë, grabitësit patën kohë të djegin dhe makinat ( jo vetëm një) , të marrin në krah thasët me euro e të zhduken pa lënë gjurmë në një zonë aq të kufizuar e që nuk të afron pothuajse fare kushte për tu fshehur ?!
Nëse përplasesh me policinë, policia të është vënë në ndjekje e për me tepër ka vrarë një pjestar të grupit , nuk të bie ndërmend të marresh në krah edhe thaset e parave , madje të djegesh dhe makinat përpara se të zhdukesh…
Me logjikë të thjeshtë i bie që grabitesit nuk janë ndjekur nga policia.
Po shkëmbimi i zjarrit, viktima?
A mund të kenë qenë pjesë e një skenari të parapregatitur, një skenë e sajuar ?
A është viktima “kreu” dhe “truri” i bandës siç u tha publikisht pa u bërë asnjë hetim, apo është një i përdorur në skenarin e pregatitur nga të tjerë, për shkak të precedenteve të tij?
A u vra ai rastësisht si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë , apo u eliminua për të mos dal e vërteta?
Troç; a janë strukturat e këtij shteti organizatore direkt të kësaj grabitjeje?
Bashkëpunimi me krimin i kësaj qeverie dhe “zotësia” për të sajuar skenare të përbashkët është vërtetuar më se një herë, madje duke kaluar dhe baballarët e tyre të Sigurimit të Shtetit.
Rasti i Fredi Alizotit, trafikantit që u pregatit dhe u pagua si dëshmitar i rremë në një skenar të organizuar nga kreret e policisë së shtetit , siç është faktuar sot qartazi , është vetëm rasti më i fundit i vërtetuar i këtij bashkëpunimi kriminal.
Po të shtojmëkëtu dhe precedentet e mëparshëm, të këtyre grabitjeve, që ngjasojnë në çdo detaj por çfarë është më e rëndësishmja, ndodhin sidomos përpara zgjedhjeve që pastaj blihen nga kjo qeveri, nuk mund të flitet për rastësi. Shumë “rastësi” të përsëritura përbëjnë fenomen.
Nuk ka asnjë çudi në këtë mes. Kjo qeveri e ky kryeministër e grabisin çdo ditë këtë vend e qytetarët e këtij vendi me forma e mënyra të ndryshme. Grabitja në aeroport është vetëm njëra prej këtyre formave.

Etiketa: aeroporti i RinasitEdi Palokagrabitja

Të Lidhura

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

nga 27
15:20 | 04/02/2026
0

Karim Benzema, tashmë pjesë e Al-Hilal, ka treguar shumëçka, madje duke u ndalur edhe te mardhënia me “rivalin” e dikurshëm...

Shefi i Krimit Ekonomik nën hetim? Reagon prokuroria –

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

nga 27
15:00 | 04/02/2026
0

Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një aksion kontrollesh në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet, në kuadër të...

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

nga 27
14:40 | 04/02/2026
0

Zëdhënësja e PS për zgjedhjet e 11 majit, Silda Çepe ëshë emëruar drejtoreshë e IdentiTek, post të  cilin më parë...

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

nga 27
14:16 | 04/02/2026
0

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë nga selia blu ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se është...

Para
Arrestohet për sulme seksuale themeluesi i “Wikileaks”

Arrestohet për sulme seksuale themeluesi i “Wikileaks”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

15:20 | 04/02/2026
Shefi i Krimit Ekonomik nën hetim? Reagon prokuroria –

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

15:00 | 04/02/2026
Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

14:40 | 04/02/2026
Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

14:16 | 04/02/2026
“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

14:00 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –
  • Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –
  • Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –
  • Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –
  • “Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen
  • Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –
  • Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com