Vjedhja e pronave, me ligj dhe e shpallur në gazetë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjedhja e pronave, me ligj dhe e shpallur në gazetë!

15:35 | 07/08/2018
në Opinion
0

Nga Artan Fuga

Keqtrajtimin e ish pronarëve, kjo shoqëri e ka në bazën e saj. Jo të të gjithë pronarëve njësoj, por të një pjese edhe më shumë se të tjerët.

Baza e shoqërisë ku ne jetojmë është e ngritur mbi vjedhjen e pronës të ligjshme.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kjo nuk ka nevojë të vërtetohet sepse bën muuuuuuu! Dhe më e keqja është se kemi të bëjmë me një vjedhje që është bërë dhe po bëhet me ligj, është shkruar në ligje. Ne jemi rasti më fatkeq në botë kur vjedhja bazë, ajo që strukturon të gjithë shoqërinë, vjedhja e pronës dhe keqtrajtimi i pronarëve, është i shndërruar në parim ligjor.

Te ne vjedhja quhet e drejtë dhe kthimi i hakut te i zoti quhet vjedhje. Që këtu çdo gjë është mbrapsht.

Rofeshjatë.

Pasi bëhet kjo, bëni çfarëdo vetingu, kapni çdo lloj vjedhësi, hiqni e vini gjykatësit që doni, flisni për moral, Europë, integrim, demokraci, bashkëqeverisje, a çfardo broçkulle që t’u vije ndërmend, ta dinë të gjithë se gjithçka është lojë.

Prona në themel është vjedhje, sepse janë vjedhur ish-pronarët, ata që kushtetuta, Europa, e drejta që nga koha romake e këndej, u njeh të drejtën e trashëgimisë.

Ligja e fundit që merret me gjoja me kompensimin e drejtë të pronës, në vazhdim të vjedhjeve monstruoze që u janë bërë familjeve shqiptare me pronë, por edhe atyre pa pronë, është reforma agrare komuniste më e thella, më tmerrshmja, më monstruozja që ndonjëherë ka njohur Shqipëria, ka njohur ndonjë vend i globit e për rjedhojë ka njohur ndonjë vend me pronë në të gjithë galaktikat e Rrugës të Qumështit.

Para këtyre ligjeve prej hajnash, reforma agrare e vitit 1946 nuk është veçse një lojë fëmijësh; kurse këto të këtyre tre dekadave janë tallje, rrënime të së drejtës të trashëgimisë, e cila është si palca kurrizore e një trupi njeriu. Vjedhja e pronës të trashëguar është baza e të gjitha krimeve të tjera në Shqipëri;

Në librin tim Shoqëria Periferike e kam trajtuar përpara 20 vjetësh këtë problem, nuk kam se çfarë them më tej, por këtë po e them për rikujtesë, dhe tani kur na thuhet se me një ligj po na bëhet gjoja një kthim i drejtë i pronave nga agjenci që ligja i ka vendosur në rolin e grabitqarëve, të banditëve që me “revolen” e ligjit në dorë na vjedhin, na plaçkisin, në shikime cinike nëpunësish që as ja kanë idenë dhe as nuk duan t’ja dinë se çfarë krimesh janë duke bërë e duke marrë pjesë.

Kjo vjedhje e madhe sigurisht nuk është e rastit. Por, për këtë do të kemi rast ta trajtojmë. Problemi është se edhe e djathta, ose ajo që dëshiron ta quajë veten gjoja e djathtë, as e bën qefin qeder për ta artikuluar politikisht kundërshtinë ndaj vjedhjes dhe keqtrajtimit të ish pronarëve, dhe në vend të ketë në themel kthimin e hakës te i zoti, krenohet se u paska kërkuar hierarkëve ca thërrime më shumë për ndihmë sociale për mijëra e mijëra shqiptarë që duke qenë pronarë trashëgimtarë të ligjshëm të pronave të familjeve të tyre, janë kthyer në lypsarë rrugësh, gjyhnaqarë brekëgrrisur që presin ndihmë sociale nga shteti që i ka vjedhur dhe grabitur.

Une nuk e di se çfarë mendon për këtë kryetari Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, por di atë që prej kohësh Markyze theksonte se gjithë çështja është se në shoqëritë moderne një pjesë e rëndësishme e aparateve politike fillimisht opozitare bëhen pjesë e sistemit sundues dhe nuk bëjnë veçse e riprodhojnë atë. A nuk po riprodhohet vjedhja e pronës, e së drejtës për të trashëguar pronë që e kërkon Kushtetuta në fuqi?

Kush përgjigjet për këtë? Dhe duam që të na pranojnë në Europë ne që sikurse do të thoshte Weberi, jetojmë si hordhi ku secili vjedh tjetrin, e vjedh në dhjetëra mënyra, por mbi të gjitha është vjedhur prona.

Sigurisht që do t’i tregoj me radhë elementet e kësaj vjedhjeje të shekullit, por po ndalem te më e thjeshta ku agjencitë që merren me kthimin e pronave shkelin me të dyja këmbët të drejtat qytetare dhe tallen me qytetarët.

E kam fjalën se për kthimin dhe kompensimin e pronave, ashtu i thënçin vjedhjes të shekullit, para së cilës çdo vjedhje bankomati do të kishte qenë një lojë fëmijësh, agjencitë në fjalë i japin medias informacionin se kush u kompensua (u vodh), me cfarë u kompensua (u vodh) etj.

Pa hyrë ende në thelbin e çështjes që do ta rrëfej në javët në vazhdim, qysh ketu, nis drobolisja, tallja, dhunimi i të drejtave qytetare, pra i së drejtës për informim, dhe i të drejtës për të ruajtur sekretin dhe konfidencialitetin e të dhënave personale.

Sigurisht media që i boton këto të dhëna nuk ka ndonjë faj. Ajo boton cfarë i sjell administrata që as ja ka haberin e respektit të qytetarit, por e trajton atë si grup puntorësh që ngrihen në mëngjes me altoparlant për të shkuar në tharrje kënetash ose për të prerë dru.

Media sigurisht paguhet për këto njoftime publike sepse në fakt harxhon letër për to.

Problemi është te administrata.

O njeri, po unë për të marrë pronën time, duhet të thotë pronari i shkretë, kam mbushur një dosje, të kam dorëzuar dhjetra dokumenta, kam mbajtur radhë, kam paguar lekë, paguaj taksa që nëpunësit të marrin rrogat, dhe ju o birbo më thoni që përgjigjen do ta marrësh në gazetë?

Nuk mundesh të më trajtosh si njeri dhe të ma kthesh përgjigjen me postë, ciladoqoftë përgjigja sepse me këtë kuadër ligjor ajo në fakt nuk është veçse gjëma e vjedhjes shtetrore?

Nuk ke lekë?

Nuk ka lekë për të kthyer përgjigjen e individualizuar me postë, më thoshte një nga këta birbot që mbushinn zyrat e shtetit. O pika të raftë në tru o birbo! Po kërko një tarifë të vogël postare o birbo! Dhe çështja zgjidhet. Më kërko adresën ku duhet të vijë përgjigja e vjedhjes që më ke bërë o birbo! Dhe të paktën ta marr vesh se çfarë prone më është kthyer (vjedhur) si njeri i civilizuar.

Përgjigjen e ke në gazetë! Më kujtohet si tallej ushtari i mirë Shvejk kur lexonte njoftimet komandës ushtarake dhe ku për kollaj thuhej se detajet e luftimeve të ardhshme ushtarakët mund t’i lexonin në gazetë!

Mirë o birbo, i thashë me mendje, teksa i buzëqshja me mirësi, po ti supozon se unë lexoj gjithë ditën gazetat a dëgjoj televizionet? Kush më detyron si qytetar të blej çdo ditë gazetat për të marrë vesh gjëmën që më ka gjetur duke shfletuar me ankth faqet një e nga e një? Sepse ligja thotë se ankimimi ka një afat. Pra, nëse nuk e lexoj gazetën me njoftimin publik në kohë, unë humbas edhe të drejtën për të reaguar ndaj vjedhjes tënde o birbo!

Lista të gjata me emra ish pronarësh të kompensuar (të vjedhur) në gazeta. Lista me debitorë që duke kërkuar pronat e familjeve si e drejtë e trashëgimisë, marrin pas qafe edhe borxhe financiare ndaj shtetit, që vetë shteti u thotë: Mos u mërzisni se nuk do t’i paguani këto parà që ju nxjerrin debitorë, vetëm se do t’u qethim pronat e tjera që ende keni në kërkim!

Thjesht grabitje!

Ne i marrimm të keqen Kubës, Venezuelës, kurse Kina është parajsë e të drejtave të njeriut përpara trajtimit të ish pronarëve në albanistan, kurse Kazakistani, Azerbajxhani janë oaze drejtësie, sa për Turqinë, le të lajmë gojën përpara sesa të flasim për të drejtat e njeriut atje. Dhe duam Europë ne!!! O pika që nuk na bie në mes të vapës duke pritur rradhët e gjata ku vidhemi!

Po çfarë do publiku të dijë se çfarë prone u kompensua (u vodh) një familje! Kush ja jep të drejtën administratës që të botojë të dhëna mbi pronat apo “borxhin” financiar që i paska shtetit një familje e caktuar?

Po mund ta dëmtosh atë familje, o birbo, i thashë një nëpunësi që rrinte pas një tavoline me kompjuter ku luante me letra, në një zyrë.

E hu! – m’u përgjigj. Dhe hante bukë të thekur me speca të pjekur!

Shvejku që thoshte se detajet e luftimit merri në gazetë! – m’u kujtua duke parë memurin e administratës. Ky kushedi se ku ka qenë roje në ndonjë komision votimi, ka marrë ndonjë copë magazine gjëkundi, a kënaqet me këtë rrogën prej qeni që i japin.

Mund ta dëmtosh sepse i nxjerr asaj familjeje informacionet konfidenciale në pazar. Jemi si te Orwell ku edhe kur bëjmë seks duhet ta marri vesh komshiu. A nuk na ka lejuar bashkia e Tiranës kamerat nëpër korridore që gjithkush të na shohi kur blejmë, çfarë blejmë, duke na rrezikuar jetën dhe për të na vjedhur? Kur shkojmë me pushime, kur nuk jemi për disa ditë në shtëpi! A nuk i merr vesh hajduti këto!

A nuk bie vlera e pronave të marra pas vjedhjes shtetrore nëse informacioni për ato del në pazar? Sigurisht, sepse kemi në këtë rast atë që quhet informacion josimetrik që është krim financiar dhe ekonomik nëse atë e bën administrata, sepse shitësi i pronës të përftuar nga kompensimi (vjedhja) nesër, gjatë transaksionit financiar, nuk do të dijë asgjë për potencialin financiar të një blerësi të mundshëm, kurse ky i fundit do të dijë gjithçka për çka i ka mbetur nga vjedhja cdo ish pronari. Mjafton të lexojë gazetat.

Dhe e gjitha kjo, përse? Edhe për t’i thënë elektoratit: E shihni çfarë të mirash po ju bëj! Po ju kthej pronën! Dhe kur? Pikërisht atëhere kur prona e familjeve tona po vidhet në mes të ditës, me ligj, vjedhje e ekzekutuar nga birbo zyrash që na keqtrajtojnë, na trajtojnë si qenër, nën heshtjen e gjoja së djathtës që lëshon tymçe e nuk bën asgjë, duke na nxjerrë sekretet e familjes në mexhilis, në gazetë, pa pikë turpi.

Duke e botuar poshtërimin tonë në gazetë!

Poshtërimin e atyre që kërkojnë të drejtat e tyre sipas Kushtetutës!

Ik ore fshi bythën me Kushtetutën !- më thonë sytë birbos që ha bukë të thekur me speca të pjekur.

E duke bërë propagandë se administrata e tepsisë po bashkëqeveris me qytetarin!

Qytetari ka vdekur!

Bashkëqeveris me të vdekurin, nashi !

Aq sa të merr malli për Stambollin!

Etiketa: Artan FugagazeteligjpronaShqiperiStambollvjedhje

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Homofobia, heterofobia dhe martesa!

Zjarr fikësi fik zjarrin, bukë pjekësi pjek bukën ....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com