Pas marrjes së kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria, ambasada ukrainase në Tiranë jep detaje për vizitën e parë të kryeministrit Rama në Kiev si drejtues i kësaj organizate.
Ambasada bën me dije se kryeministri Rama do të ketë një axhendë dy ditore takimesh, përkatësisht më 20 dhe 21 Janar të këtij viti.
“Vizita e Ramës në Kiev do të jetë në datat 20 deri 21 janar. Ne si shtet ukrainas promovojmë marrëdhëniet e mira me përfaqësuesin e Shqipërisë”, shkruan ambasadori ukrainas Tsymbaliuk.