Viti i Ri ishte atëherë kur bredhi zbukurohej me pambuk e të shijonte një portokalle – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Viti i Ri ishte atëherë kur bredhi zbukurohej me pambuk e të shijonte një portokalle

11:53 | 01/01/2018
në Uncategorized
0

Nga Alma Nikolli

Si për shumë gjëra të tjera, ndoshta edhe për Vitin e Ri e ka fajin komunizmi. Duke zhdukur çdo festë fetare, regjimi totalitar “lulëzoi” mbrëmje si ajo e 31 dhjetorit. Të fajësosh për festim është paksa absurde, megjithatë të shumtë janë ata që refuzojnë të gëzojnë për hir të një kalimi normal nga një vit në tjetrin, duke marrë parasysh që vetë viti është një term konvencional.

Nejse.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Larg zbukurimeve moderne a postmoderne, dua të flas për kohën kur njerëzit kishin nevojë për fundvitin që të qeshnin, a të hanin një portokalle.

Na ishte njëherë…

Tik-tak ore kishte, por jo alarm. Kënga e gjelit mjaftonte që fëmijët të hidheshin nga krevati për të vrapuar te oxhaku, pasi kishin sistemuar batanijet në shtrat, normalisht. Një copë bukë në dorë dhe vrap në mal për të prerë bredhin. E shkundnin nga dëbora lumturisht dhe drejt e në shtëpi.

“Vidhnin” një kusi dhe siguroheshin që bredhi të mos lëvizte. Nga pesha nuk do kishte si, se pak pambuk do vendosnin mbi të, ama mund ta rrëzonte era kur hapej dera.

Sfida e radhës ishte për të gjetur pambuk. Infermierët nëpër fshatra ishin heronjtë. Përherë do të kishin pak dëborë të pambuktë për të vegjlit këpucëshqyer.

Jashtë ishte një “gju” dëborë, ama brenda mbi bredh mezi mblidheshin ca grimca pambuku. Në vend të dritave shumëngjyrëshe, cepat e dhomave zbukuroheshin me letrat e famshme ngjyra-ngjyra. Një gërshërë, ca fije të prera hollë që ngjiteshin me njëra-tjetrën me brumë dhe ja ku u stolis shtëpia.

Ngrohtë, ngjyra, hare dhe ndonjë program humoristik në televizor, kaq u mjaftonte fëmijëve e të rriturve mbrëmjen e 31 dhjetorit. Mollët dhe portokallet ishin kënaqësi më vete. Dhe pastaj gjumë. Nuk ekzistonte fjalia “deri në 12 me të shpisë, pastaj me shoqninë”. Nuk kishte orë 00:00 dhe fishekzjarre, jashtë ishte vetëm një qen që për hir të Vitit të Ri kafshonte ca kocka.

Më fatlumët vishnin një palë çorape të reja mëngjesin e 1 janarit, kurse të tjerët prisnin datën 2, 3, 4, 5, 6, 7, a 8 për të rinisur jetën ngjyrapak, me sofra pa portokalle mbi të.

…

Kurse tani e dini vetë. Pjesa më e madhe urrejnë urimet klishe, kartolinat që nuk dërgohen më, portokallet, njerëzit, Vitin e Ri. Jo pak miq virtualë ankohen vazhdimisht për mesazhe uruese “copy-paste”. Ankohen për bakllavanë, apo për rrëmujën në qytet. S’e di pse por më duken si ai xhuxhi nevrik i Borëbardhës, që vetëm fytyrën kishte të trishtë, ndërsa në zemër i ndizeshin drita.

E di që tani bredhat quhen pemë, se janë artificiale dhe zgjasin me vite.E di që pambuku mungon prapë nëpër spitale, ama për në pemë do gjendej kollaj, ndoshta prej faktit se askush nuk e do më. E di se portokallet nuk kanë më aromë e ngjyrë, shërbejnë vetëm për të zbukuruar tavolinën. E di se blerja e një palë çorapeve duket qesharake, në një kohë kur qendrat tregtare kanë bërë ulje “drastike”. Ama ajo që di me shumë siguri është se njeriu ka përherë nevojë të gëzojë e të festojë. Dhe nëse tani refuzon ta bëjë ndodh sepse nuk di më t’i gëzohet kënaqësive të vogla të jetës.

Etiketa: Alma NikollibredhikomunizmipambukportokalleViti i Ri

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Fishekzjarret vijojnë të vrasin, vdes 16-vjeçari në Kurbin

Fishekzjarret vijojnë të vrasin, vdes 16-vjeçari në Kurbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com