Vijojnë ende pasgoditjet e tërmetit tragjik që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor.
Qendra evropiane e tërmeteve raporton se një tjetër lëkundje e fortë, me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është rregjistruar pak minuta më parë.
Lëkundja ka qenë 30 kilometra nga Durrësi dhe është regjistruar në orën 15:53.
Ndërkohë në orën 15:45 është ndjerë një tjetër tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës rihter, 30 kilometra nga Durrësi.