Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Serbi. Bëhet me dije se, dy këshilltarë komunal në Apatin të Serbisë, janë rrahur në mes të qytetit. Dejan Baçiç nga koalicioni “Moramo”, Millorad Mrgja dhe kryetari i Këshillit lokal nga partia Radikale serbe, janë filmuar teksa rriheshin, ndërsa qytetarët kanë mbetur të shokuar nga ky moment.
Sipas informacioneve jozyrtare të nova.rs, ata u përleshën fizikisht për shkak të mospajtimit rreth çështjes së Kosovës. Deri më tani nuk dihet nëse dyshja janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa në fund një person i tretë ndërhyn për ta qetësuar situatën. Videoja për pak minuta është bërë virale, ndërsa komentues të shumtë kanë shkruar komente satirike për këta dy politikanë serbë.