• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vezët e PD-së kulmim i trishtueshëm i dëshpërimit

09:40 | 26/02/2016
në Uncategorized
0
OPOZITA QELLON RAMEN ME VEZE NE PARLAMENT - /r/n/r/nOPPOSITION LAWMAKER HITS PM RAMA WITH EGGS -

OPOZITA QELLON RAMEN ME VEZE NE PARLAMENT - /r/n/r/nOPPOSITION LAWMAKER HITS PM RAMA WITH EGGS -

“Opozitës i kanë shterruar energjitë dhe durimi. I ka shterruar fuqia për të imagjinuar, pa të cilën jeta është një lëngatë e pafundme”

Pasi i ka shpëtuar vezëve të opozitës në parlament, Kryeministri Rama publikoi një mesazh të gjatë në facebook, ku thotë se vezët e PD-së sot në Parlament janë thjesht një kulmim i trishtueshëm i dëshpërimit.  Rama shkruan se PD-së i kanë shterruar energjitë pasi, sipas tij, në çdo tre protesta, dy janë kacafytje fizike me objekte.

Lexo edhe

Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

Kur një parti politike përdor vezët për t’u shprehur, ka ardhur në pikën e një shterrimi të plotë. I kanë shterruar idetë dhe arsyeja. I kanë shterruar energjitë dhe durimi. I ka shterruar fuqia për të imagjinuar, pa të cilën jeta është një lëngatë e pafundme.

Që një parti të katandiset në pikën që të përdorë vezët, duhet të ketë humbur kuptimin e vetvetes dhe çdo ndjenjë përgjegjësie për çka të tjerët mund të mendojnë për të.

Fatkeqësisht kjo është opozita sot në Shqipëri. Dhe degradimi ka ardhur hap pas hapi, pa ndalim, dy vjet e kusur me radhë.

Një parti që ka dy vjet e kusur që jep e merr me hijet dhe me objektet.

Në çdo tre aktivitete, dy janë përkujtimore të sajuara për t’u kacafytur me hijen e Enver Hoxhës. Liria, të drejtat, demokracia, janë të gjitha sebepe; motivi është lufta qorre me një hije të qëmotit e cila vazhdon ta hipnotizojë Partinë Demokratike, duke i kushtëzuar axhendën.

Në çdo tre konferenca shtypi, dy janë kacafytje me libër shtëpie me hijen e pushtetit. Korrupsioni, krimi, parku, shëndetësia, Dia, papunësia, çatia e kryeministrisë, Siria, janë garnitura të rastit; shkaku dhe qëllimi është lufta qorrazi me protagonistët e shumicës qeverisëse, si persona që lypset të përbalten, papushim, deri në fund, me çdo mjet.

Në çdo tre protesta, dy janë kacafytje fizike me objekte. Diktatura, gjelbërimi, komuniteti, persekutimet, betonizimi, liqeni, kushtetuta, sigurimi, janë llafe të rastit; shkaku dhe qëllimi është shfryrja verbërisht e dufit mbi beton, tulla, dërrasa, mure, xhama, skulptura, gardhe dhe aq më mirë, kur rasti fatlum sjell përpara ndonjë eskavator ose, lëre pastaj, nëse fati të nxjerr përpara ndonjë aeroplani…

Dhe natyrisht që e gjithë kjo perpetum mobile, në një boshllëk që zgjerohet, ka një efekt shterrues për sytë, veshët, trurin, trupin e një partie politike të krijuar si alternativë qeverisëse, e të degraduar në një organizatë kakarisëse. Prandaj unë nuk bashkohem me miqtë e kolegët, ata besojnë se vezët u përdorën sot në parlament për të penguar reformën në drejtësi. Unë mendoj se vezët, u kthyen sot në armë opozitare, sepse Partia Demokratike ka ardhur në një pikë shterrimi për shkak se nuk mundi asnjëherë dot, të ringrihej realisht nga fusha e disfatës së 23 qershorit 2013. Aq sa disfatën e 21 qeshorit 2015 e përjetoi si fitore të cunguar nga regjimi kriminal!

Tanimë PD-ja sapo ka hyrë në një fazë ezaurimi nervor dhe mbushja e xhaketave e çantave të deputetëve me vezë, për të përmbushur detyrimin e përfaqësimit të zgjedhësve në seancën parlamentare, është tregues kuptimplotë i kësaj zbrazjeje nervore.

Edhe vetë histeria e 24 orëve të fundit, për një deputet të përjashtuar me kohë nga radhët e koalicionit qeverisës, i cili për më tepër u vetëpezullua nga aktiviteti i Kuvendit, është inercia e kacafytjes me hijet; në kushtet e shterrimit total të fuqisë për të imagjinuar të nesërmen. Çka e bën opozitarizmin e Partisë Demokratike një zvarritje në dëshpërim. Ku vezët janë thjesht një kulmim i trishtueshëm i dëshpërimit.

Etiketa: çatia e kryeministrisëedi ramahisteriaopozitarizmiPartia DemokratikeSiriaVezët e PDVezet ne parlament

Të Lidhura

Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –

Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –

nga 27
23:12 | 03/06/2023
0

Leipzig ka fituar për të dytin vit radhazi Kupën e Gjermanisë. Në finalen e mbrëmjes së sotme, lojtarët e Leipzig...

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

nga 27
22:52 | 03/06/2023
0

Kjo është Alma Beqiraj, 46-vjeçarja e cila u arrestua sot në Korçë, pasi nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 3...

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

nga 27
22:48 | 03/06/2023
0

Pas thyerjes së 23 rekordeve, shumë po pyesin nëse Nevera më në fund do të vizitojë një nga pistat më...

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

nga 27
22:44 | 03/06/2023
0

Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë. Mësohet se një automjet tip Benz u përplas me një mjet...

Para
PDIU nuk voton qeverinë

PDIU nuk voton qeverinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –

Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –

23:12 | 03/06/2023
Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

22:52 | 03/06/2023
A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

22:48 | 03/06/2023
Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

22:44 | 03/06/2023
Mjeti bie nga ura në lumë, humb jetën një person në Korçë

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

22:36 | 03/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –
  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –
  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –
  • Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja
  • Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –
  • Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –
  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com