Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, të gjitha nivelet e sistemit, të mbushur me hetues të kohës së diktaturës. Lustracioni i munguar gjatë tranzicionit 26-vjeçar mund të realizohet përmes reformës në drejtësi, që për ironi të fatit është drejtuar nga një ish-hetues i kohës së komunizmit, Fatmir Xhafaj
Janë me qindra gjyqtarë e prokurorë, të cilët kanë mbushur moshën 55 vjeç dhe kanë përvojë në sistemin e drejtësisë qysh në kohën e komunizmit. 27.al ka hulumtuar në jetëshkrimet (CV) e gjyqtarëve të rëndësishëm që dominojnë sistemin e aktual të drejtësisë dhe ka evidentuar se gjysma e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, kanë punuar si gjyqtarë apo hetues gjatë sistemit komunist. Përveç këtyre dy institucioneve, ndër më të rëndësishmet e sistemit të drejtësisë, në pjesën tjetër nëpër gjykata, e prokurori në Tiranë e në rrethe, janë me qindra prokurorë e gjyqtarë që kanë përvojë pune, kryesisht si hetues në sistemin komunist. Ata kanë vazhduar karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë, pas vitit 1990, në varësi të lidhjeve që secili prej tyre ka patur me të majtën ose të djathtën. Shumë prej atyre që kanë punuar hetues në kohën e diktaturës kanë mbërritur deri në nivelin e kryetarit të Gjykatës Kushtetutese, të Gjykatës së Lartë apo edhe të Prokurorit të Përgjithshëm, pas viteve ’90.
Kushtetuta e re i përjashton nga sistemi
Ka një nen në kushtetutën e re pas miratimit të Reformës në Drejtësi, i cili i jep kësaj kategorie prokurorësh e gjyqtarësh, mundësinë të largohen nga sistemi i drejtësisë përmes dhënies së dorëheqjes por duke përfituar pension të plotë. Ky nen është një farë anmistie për këtë kategori që reforma në drejtësi tenton t’i largojë butë nga sistemi. Ata përfitojnë nga kjo anmisti, megjithëse kanë qeverisur këtë sistem të kalbur drejtësi për 26 vite dhe kanë njollën e madhe të përvojës së hetuesit në kohën e komunizmit.
Dihet tashmë aktiviteti kriminal i organit të hetuesisë në sistemin komunist dhe po kaq kriminal është edhe ngritja e një sistemi korrupsioni për 26 vjet, të cilin ne e kemi quajtur sistemi i drejtësisë.
Ata nuk mund të ishin pjesë e këtij sistemi pa bekimin e politikës, pasi dy palët në bashkëpunim me njëra-tjetrën, drejtësia dhe politika, e kanë gatuar këtë sistem korrupsioni, nga i cili Shqipëria është dënuar të jetë vendi më i varfër në Europë. Të dhënat për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese gjenden në faqet zyrtare të këtyre dy institucioneve.
Gjykata Kushtetuese
Vladimir Kristo, lindur më 25.04.1947 në Korçë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1969. Nga viti 1969 deri në vitin 1983, ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Shkodër dhe në Tiranë dhe në vitet 1983-1992 ka qenë përgjegjës i Sektorit të Studimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.
Sokol Berberi, lindur më 07.01.1967 në Kajro. Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë të UT-së, ka punuar pranë organeve të drejtësisë në Tepelenë.
Gani Dizdari, lindur më 30.04.1949, në Tropojë. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1972. Ka punuar si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë, në periudhën 1973-1982, dhe si prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Departamenti Gjyqësor, në vitet 1982-1989. Nga viti 1989 ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, dhe në periudhën 1995-1999 ka ushtruar detyrën e Zëvendës-Prokurorit të Përgjithshëm.
Besnik Imeraj, lindur më 6.12.1954, në Tiranë. Diplomuar për Drejtësi, në vitin 1977, në Universitetin e Tiranës. Në periudhën 1977-1991 ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Elbasan dhe Tiranë.
Gjykata e Lartë
Ardian Dvorani, Ka lindur në Korçë në 20 shkurt 1966. Në vitin 1988 është diplomuar jurist në Universitetin e Tiranës. Ka shërbyer si prokuror në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Shkodër në periudhën 1988-1991.
Arjana Fullani, Ka lindur në Tiranë më 03 Shtator 1965. Eshtë diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1987 me rezultate të shkëlqyera dhe në 2007 ka marrë titullin Master i Ligjeve (LLM). Znj. Fullani ka ushtruar funksionin e Prokurores pranë sektorit të Prokurorisë së Rrethit Tiranë në vitet 1987-1992
Tom Ndreca, Është diplomuar në vitin 1980, me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës në fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë. Z. Ndreca për një periudhë 4 vjeçare ka ushtruar detyrën e prokurorit gjyqsor dhe prokurorit të rrethit, pranë prokurorisë së rrethit Mirditë.
Mirela Fana (Gjylameti), lindur në vitin 1966 në Tiranë. Zj.Fana është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1988. Zj. Fana ka ushtruar detyrën e hetueses pranë Hetuesisë së Rrethit të Mirditës, në periudhën 1988-1991.
Gjykatës, prokurorë e avokatë të kohës së komunizmit në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë
Të dhënat e mëposhtme janë marrë në një dokument zyrtarë i viteve të fundit, publikuar nga zyra e shtypit e presidencës lidhur me kandidatët për të zënë vendet e mbetura bosh në Gjykatën e Lartë. Kandidatët janë gjyqtarë, prokurorë avokatë, pjesë e rëndësishme e sistmit gjatë tranzicionit. Nga lista e gjatë e kandidatëve kemi shkëputur disa prej tyre që në cv kanë vite angazhimi si hetues apo gjyqtarë në kohën e komunizimit.
Njoftimi
Drejtoria e Informimit Publik të Institucionit të Presidentit, në vijim të njoftimit mbi kriteret dhe standardet e sugjeruara nga grupi i punës së asistencës ligjore pranë Presidentit të Republikës, bën publike listën e plotë të aplikuesve për anëtarë të Gjykatës së Lartë:
Vangjel Kosta – Ish anëtar në Gjykatën e Lartë, Pedagog në Shkollën e Magjistraturës prej tetë vjetësh. Gjyqtar në gjykatën e durrësit nga vitit 1983-1991. Është akuzuar se ka marrë pjesë në gjyqe politike në kohëne diktaturës.
Martin Deda – Hetues në Prokurorinë e Rrethit Tiranë për dhjetë vjet, zv/kryetar gjykate i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pesë vjet, ish anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Maringlen Rrapi – Hetues për njëzet e një vjet, prokuror për tre vjet, aktualisht noter prej njëmbëdhjetë vjetësh, autor tekstesh juridikë.
Roland Përmeti – Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë për katër vjet, hetues në Hetuesinë e Tiranës për shtatë vjet, avokat për shtatë vjet, Kryetar i Komisionit të Shërbimit Civil për pesë vjet
Skënder Demiraj – Prokuror për njëzet e nëntë vjet, aktualisht avokat.
Zamir Moçka (Stefani) – Hetues për dhjetë vjet, Gjyqtar për dymbëdhjetë vjet, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
Lefter Jahaj – Gjyqtar prej 26 vjetësh, aktualisht Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej katërmbëdhjetë vjetësh.
Hanëme Bakija – Gjyqtare për shtatëmbëdhjetë vjet, aktualisht avokate prej katërmbëdhjetë vjetësh.
Fatmir Tartale – Hetues në Tiranë për gjashtëmbëdhjetë vjet, zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT për një vit, aktualisht pedagog në Universitetin Publik, në Akademinë e Policisë
Fatos Dervishi – Hetues për pesë vjet, ish-Zëvendësprokuror i Përgjithshëm, avokat në SHBA prej dhjetë vjetësh.
Bashkim Caka – Hetues në Hetuesinë e Rethit Lushnje për shtatë vjet, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish deputet, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej dy vjetësh, autor teksesh dhe artikujsh juridike.
Adnand Kosova – Hetues në Hetuesinë e Rrethit Korçë për pesë vjet, Drejtor i Prokurorisë së Rrethit Korçë për gjashtë vjet, Inspektor në Inspektoriatin e KLD-së për pesë vjet.
Artan Tabaku – Jurist prej njëzetekatër vjetësh, pesë vjet hetues në hetuesinë e Rrethit Elbasan, tre vjet Këshilltar Ligjor i Ministrit të Mbrojtjes, dy vjet Drejtor i Drejtorisë së Cilësisë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Privatizimit, aktualisht Drejtor në Drejtorinë Juridike, Burimet Njerëzore dhe Kërkimi Shkencor në KLD, ka marre tiutllin « Doktor i Shkencave Juridike », Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Artur Selmani – Hetues për shtatë vjet, prokuror prej pesëmbëdhjetë vjetësh, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, “Master” në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, ka botuar disa shkrime.
Listës së prokurorëve i shtohet patjetër edhe emrat e prokurorëve, Bilbil Mete, Kujtim Luli, Kasem Berberi e shumë të tjerë. Ka prej tyre që nuk kanë lëvizur nga godina e prokurorisë së përgjithshme prej 30 vitesh. Në se do të zbatohet rigorozisht reforma në drejtësi, shpejt do të përballemi me sëri dorëheqjesh të bujshme nga sistemi i drejtësisë, ndoshta atëhere do të kemi edhe listën e saktë të emrave që do të jenë viktima të Vetingut.
Menjëherë pas pastrimit të sistemit të drejtësisë, jo vetëm nga hetuesit komunist por edhe nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar, rradhën e ka politika. I njëjti proces vetingu do të përshkojë edhe klasën politike, atje ku ka hetues, të kohës së komunizmit. Njëri prej tyre, për ironi të fatit është edhe drejtuesi i kësaj reforme në drejtësi. Është Fatmir Xhafaj i cili ka punuar për disa vite si hetues në hetuesinë komuniste.
Ju pseudo gazeta qe jepni lajme te paqena dhe pa fakte. Ju pseudo gazetar qe pagen e merrni me shpifje dge mashtrime. Disa preh emrave ye publikuara jane emra plot dinjitet qe nder vite i ka karakterizuar puna me nder, respekti dhe besimi dhe jane njerez qe kane sjelle kontribut me profesionalizmin e tyre ne fushen e drejtesise. Kur te beni publikime te tilla ju bushtra te Daliut botoni pam ata kokrrat e injotanteve qe Saliu o emeroi gjyqtar dhe qe perfaqsojne denjesisht injorancen dhe mungesen e dijes
MBASI KETA KAN MARE SISTEMIN KOMUNIST ESHTE SHUM KOLLAJ QE TI ELIMINJONI PO ME ATE LIGJ TE BABAJT TE TYRE ENVER HOXHES, PERDORNI LIGJIN E TIJ ARESTOINI QE TE TERE, DENOINI SIC ENVERI I DENOTE PATRIJOTET E KOMBIT DENOINI PO ME ATE TITULL TRADHETARET E KOMBIT, MBASI AS NJE NGA ATA NUK KA MBROJTUR POOPULLIN. JAN TE TERE BERE ZENGJINE DUKE VJEDHUR POPULLIN E PA FAJSHEM QUHET TRADHETARE, , SE NE QOFTE SE ATA DO KEN ZE NE SHTET KUR NUK DO KET JETE PER ATE POPULL , QE TE PASTROHET KOMBI DO LIGJIN E ATIJ MASKARAJT, E DI SE SOT ESHTE LIGJI I TE TREJTAVE NJERZORE, POR NUK MBAJ NDER MENT QE DHE NE ATE KOHE QE TE MOS KISHTE DREJTSIN E NJEZVE, POR , ISHTE FJALA TRADHETAR I POPULLIT, DHE I ZHDUKTE, PERDORENI DHE JU . SE ESHTE I VETMI SISTEM PER TE BERESHQIPRIN SHQIPRI PER ATE POPULL..
Ka vdek Bashkim Caka te medhenj :P. Me siguri ky do jete nai artikull i ndonje ish te persekutuari qe ka demtuar rende ekonomine komuniste duke zhvat nai ndermarrje.