Vepra e piktorit anglez, Joseph Cartwright vërteton që shqiptarët zotëronin ishujt jonianë të Greqisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vepra e piktorit anglez, Joseph Cartwright vërteton që shqiptarët zotëronin ishujt jonianë të Greqisë

18:41 | 05/12/2016
në Uncategorized
0

Nga Ilir Seci

Një nga mjeshtrat e pikturës botërore që kanë trajtuar temën shqiptare është edhe anglezi, Joseph Cartwright, (1789-1829), piktor që për fat të keq nuk njihet sa duhet nga vetë shqiptarët!

1
Ujvara e Pargës

Joseph Cartwright u lind në Devon, Angli në vitin 1789 dhe pati një karrierë në Flotën Britanike duke shërbyer aty si civil, ishte arkëtar. Mbas disa viteve në marinë, Joseph Cartwright njihet si piktor dhe i jepet e drejta e ushtrimit të profesionit si piktor i Marinës Britanike, pranë admiralit të flotës mbretërore. Në vitet që ka shërbyer në Marinën Britanike i bie rasti të qëndrojë disa vite në Korfuz, menjëherë mbasi Ishujt e Jonit kaluan në zotërim britanik në vitin 1815. Cartwright punoi aty për disa vjet si llogaritar i përgjithshëm i administrim-financës së forcave angleze në Korfuz. Këtë periudhë qëndrimi e shfrytëzoi mjaft, sepse pati mundësinë që të udhëtojë në ishujt e Jonit dhe zonat përreth. Joseph Cartwright ka ndenjur në Korfuz përafërsisht deri në fillim të 1821, vit në të cilin piktori botoi në Angli, albumin e tij me piktura, “Pamje të Shtatë Ishujve”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

1
Grua shqiptare…

Mbas kthimit në Mbretërinë e Bashkuar ka ekspozuar punimet e veta në Akademinë Mbretërore dhe Shoqatës së Artistëve Britanikë.

Në 1825 Joseph Cartwright u zgjodh anëtar i Shoqërisë së Artistëve Britanike dhe në vitin 1828 u emërua piktor detar, pranë HRH Sir Duke Clarence, Kryeadmirali i Anglisë, (ose Lordi Admiral), Mbreti i ardhshëm i Anglisë, William IV. Nga Cartwright kanë mbetur edhe portrete të Kryeadmiralit dhe më vonë mbretit anglez.

Cartwright vdiq në një moshë të re, vetëm 40 vjeçare, në apartamentin e vet në Londër më 16 janar të vitit 1829.

1
Shqiptar nga Janina…

Nga viti 1823 deri më 1829, Joseph Cartwright i është kushtuar ekskluzivisht, pikturës detare, si dhe tematikës -përshkrim të betejave detare. Vepra e tij arriti të fitojë vlerësimin e publikut, vlerësim që siç e thamë më sipër, u bë shtysë për ta emëruar Piktor Detar pranë Sir Clarence, Admiralit të Lartë të Anglisë.

1
Shqiptarët në Lefkadhë…

Cartwright organizoi një ekspozitë ku përfshinte disa nga pikturat e tij të Betejës së Navarin (1827). Për të realizuar këto vepra, mjeshtri ka përdorur vizatime dhe informacionet që i jepeshin atij nga oficerët pjesmarrës të asaj beteje mes forcave osmane dhe forcave perëndimore. Siç dihet beteja në fjalë ishte vendimtare për çështjen e luftës greke për pavarësi.

1
Një Parganjot…

Stili i Cartwright është i ndikuar nga rrymat artistike të kohës së tij, ku peizazhit dhe veçanërisht piktura detare pasurohen me elementë të kulturës popullore. Veprat e tij sjellin peizazhin dhe njerëzit realisht siç kanë qenë, me një zhdërvjelltësi teknike, delikatesë, spontanitet dhe ndjeshmëri.

Në këtë album që kam sjellë nga ky piktor i shquar i pikturës detare, kemi plot trajtime të figurës së shqiptarëve që kanë banuar kudo në ishujt e Jonit në fillim të shekullit të XIX. Me anë të këtyre vizatimeve të realizuara me aq aftësi e zell keni një dëshmi historike se cilët ishin banorët e ishujve!?

Nga fryma e punimeve të Cartwright mund të thuhet se ishte përfaqësues i tendencës bashkëkohore artistike, pikërisht tendencës që i mëshonte idesë se karakteri i një personi dhe temperamenti i tij duhet të përcillen në mënyrë të qartë përmes portretit.

1
Ali Pashë Tepelena…

Portretet e shqiptarëve që na ka lënë Joseph Cartwright janë madheshtore! Joseph Cartwright duket qartë qe ka qenë i magjepsur pas portreteve të shqiptarëve! Në shumicën e punimeve të tij ato zënë vendin qendror në tablo. Mjeshtri është i magjepsur nga larmia e kostumeve të shqiptarëve që i ka sjellë me shumë pasion në punime. Ai ka realizuar punime të shqiptarëve nga çdo shtresë nga barinjtë suliotë e deri te Ali Pashai. Një përkujdesje të veçantë autori shihet se e ka treguar në trajtimin e figurës së femrës shqiptare, të cilën e ka paraqitur shumë mirë me bukurinë e saj, larminë e veshjes shqiptare. Në çdo punim të Cartwright femra shqiptare dallohet për finesën e saj, figurën e respektuar në mjedisin shqiptar, ku jeton. Në çdo ishull ku ka shkuar të pikturojë Cartwright, dallojmë nga një ose dy figura shqiptare.

1
Shtjella në brigjet shqiptare…

Bëhet fjalë për vitet 1815-1821 dhe këto punime janë një dëshmi e fortë historike se shqiptarët jetonin në gjithë ishujt jonianë, ndërsa u bënë një objekt aq i dashur frymëzimi për piktorin anglez në atë kohë.

1
Shqiptarët në Gjiun e Korfuzit parë nga ishulli Vido…
Etiketa: Admirali i Lartë i AnglisëBeteja e NavarinIlir Seciishujt jonianëJoseph CartwrightMbreti i Anglisëpiktori anglezSir Duke ClarenceWilliam IV

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Avokatët në grevë, paralizohet gjyqsori

Vrasja e Liljana Rukës/ Gjyqtari nën hetim, akuzohet për shpërdorim detyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –

10:28 | 26/12/2025
Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

10:02 | 26/12/2025
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –

09:48 | 26/12/2025
Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –

09:34 | 26/12/2025
Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –

09:02 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –
  • Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –
  • Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius –
  • Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë –
  • Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video) –
  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri) –
  • Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com