Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ventura fiton “derbin” me De Biazin

Nga 27-shi 0

Trajneri ynë nuk e arriti dot stolin e Italisë, pasi Antonio Konten do ta zëvendësojë një tjetër ish i Torinos… “profesori”

Xhani De Biazi duhet të vazhdojë të mendojë seriozisht për Shqipërinë, arritjen më të madhe të karierës së tij, pasi nuk do të jetë trajneri i Kombëtares së Italisë. Për të zëvendësuar Antonio Konten është vendosur Xhanpiero Ventura. Ashtu si trajneri ynë dikur edhe Ventura ka drejtuar Torinon, por këtë të fundit në vendin e tij e thërrasin me nofkën “profesori”. Në fakt edhe De Biazi ishte afër, si kurrë ndonjëherë më parë dhe u mundua të lobonte për të bërë realitet një ëndërr të jashtëzakonshme, por thuhet se në fund ka ndikuar fjala e Marçelo Lipit, Drejtorit Teknik të skuadrës “axurre”, i cili fillimisht u deklarua me superlativa për De Biazin, por më pas ndikoi për të sjellë  Venturën. Ndërkohë pritet që ndihmës i këtij të fundit të jetë Fabio Kanavaro.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej