Forca të shumta policie kanë rrethuar Gjykatën e Apelit ditën e sotme në pritje të dhënies së vendimit për 11 kuksianët që ndodhen pas hekurave pas protestës në Rrugën e Kombit.
Ndërkohë ka nisur edhe grumbullimi i protestuesve dhe disa deputetë të Partisë Demokratike pranë Gjykatës së Apelit.
Në Shkodër kanë mbërritur deputetët Edmond Spaho, Albana Vokshi, Dashamir Shehi dhe Izmira Ulqinaku, por dhe deputet të LSI, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmetaj.
Protestuesit kanë nisur thirrje: “Lironi vëllezërit tanë!”, ndërsa më pas kanë hedhur dhe tymuese. “Poshtë Fatmir Xhafaj!” “Poshtë banditi Saimir Tahiri!”, kanë qenë disa nga thirrjet e demonstruesëve.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156232564844909/
https://www.facebook.com/aulon.kalaja/videos/2015421811819873/UzpfSTYwNTQxMjU0OTA4OjEwMTU2MjMyNTYzNTE0OTA5/