Veliaj për Tironën, Blushin dhe Zylien – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj për Tironën, Blushin dhe Zylien

10:04 | 15/03/2016
në Sport
0

Për Tironën dhe fanatiksat

Erion Veliaj nuk është i inatosur me tifozët e Tironës, të cilët pak ditë më parë nuk lanë gjë pa i thënë, madje thotë se është i gatshëm që t’ua shesë aksionet, nëse ata duan. Erion Veliaj deklaroi në “Shih programin” në TVSH se propozon modelin e Barcelonës, ndaj aksionet e Bashkisë në ekipin bardheblu i hedh në treg për tifozët. Por, kryetari i Bashkisë nuk është i gatshëm të mbyllë sytë dhe të hapë thesin. Pavarësisht, miqësisë me Presidentin e Tiranës, Refik Halili, Veliaj deklaron se nuk mund të administrohet klubi “me vesh”. Ai kërkon mbledhje të bordit drejtues dhe hapje të letrave mbi tavolinë. Problemin tek Tirana, Veliaj e sheh tek improvizimi, mungesa e strategjisë, dhe keqmenaxhimi. Duke iu kthyer rastit të futbollistit që kërkon 130 mijë euro pas prishjes së kontratës me Tiranën, për të cilën luajti vetëm 7 minuta, Veliaj ka zbuluar dhe një shifër alarmante borxhesh të mbledhura vetëm nga denimet për prishje kontratash. Janë mbi 1 milion euro dënime që rrijnë mbi kokën e aksionerëve të Tiranës. Ndërkohë në këtë situatë gri, ka edhe një rreze optimizmi. Veliaj njoftoi se ndërkohë Bashkia ka vendosur që të paguajë pjesën e saj për borxhet emergjente, siç janë ato në UEFA për të mos rrezikuar penalitetet ndaj skuadrës që mund ta degdisin në kategoritë inferiore. Gjatë javës pritet një mbledhje e bordit të aksionerëve të skuadrës dhe shumë pyetje ndoshta marrin përgjigje.

3

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Për Blushin

Erjon Veliaj nuk e ka ndjekur dot të gjithë Asamblenë e Partisë Socialiste javën e shkuar për shkak të angazhimeve si kryebashkiak. Ai ka ndjekur vetëm fjalën e kryesocialistit Rama dhe kryerrobaqepësit të ndryshimeve statutore, Fatmir Xhafaj. Ndërsa për “fatin” e Ben Blushin, nuk ka patur kohë. Sidoqoftë zhurmën e bërë nga ky i fundit e cilëson si demokraci të brendshme dhe thotë se ndjehet i privilegjuar që aderon në një parti të tillë që i lë frymëmarrje dhe mendimit ndryshe. Lidhur me ngjarjen e Elbasanit ku u desh ndërhyerja e Gardës për të shmnagur që të qëllohej deputeti Ben Blushi, Veliaj tha se askush deri më tani nuk ka bërë avokatin e asaj sjellje të papëlqyeshme. “Nese do të kishte patur një protokoll organizmi që do të ishte zbatuar dhe nëse pjesëmarrësit nuk do të ishin provokuar, asgjë nga ato që ndodhën nuk do të kishte ndodhur. Sipas Veliajt turma antiblush permbante një “koleksion” njerëzish që nga ata me dokturaturë, deri tek njerëz që mund të kenë gjëra personale. “Kam respekt për këdo që kërkon në mënyrë civile të bëjë të ditura mosmarrëveshjet”, tha Veliaj, i cili nga ana e tij shtoi disa herë se e shikonte të paarsyeshme që t’i kerkohej kryeministrit pas dy palë zgjedhjeve të fituara dhe me një krizë refugjatësh tek porta që të linte punën dhe të bënte garë për kreun e partisë.  “Kush zbret në fushë bëhet aktor, kush nuk hyn në fushë nuk ka as ndonjë të drejtë të madhe që të bërtasë pse nuk u gjuajt penalltia nga këtu apo nga atje”, tha Veliaj.

2

Leme alias Zylie

 

Kush ishte në merak se nënë Zylia do të dilte prapë në rrugë të shiste, mund të flejë rehat. Erion Veliaj i ka gjetur një treg të dytë nënë Lemës nga Mazreku i Kasharit. Jo larg vendit ku ajo është mësuar që të shesë perimet e serës së saj, gruaja mund të shkojë tek tregu në rrugën “Myslym Shyri”. Tregun e parë që i gjeti Bashkia ajo tha se e kishte larg, megjithëse fillimisht e pranoi duket sa për sy dhe faqe. “Juridikisht nuk duhet ta paguaja atë gjobë, por moralisht po, edhe pse ishte një gjobë e drejtë. tha Veliaj në Shih Programin në TVSH.

Etiketa: aksionerëAsambleja KombëtareBarcelonaBlushierion veliajFatmir Xhafajnënë ZyliatifozetTironaUEFA

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Ndryshime në Prokurori / Shkrihet drejtoria gjyqësore e dënimeve penale

Ndryshime në Prokurori / Shkrihet drejtoria gjyqësore e dënimeve penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com