Në Shkodër dhe Librazhd protestues të revoltuar mbi vdekjen e shqiptarit Florenc Beqiraj, kanë djegur flamurin francez.
Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në Facebook pas këtij veprimi duke u shprehur se shprehur se shqiptarët duhet të djegin fotografitë e Ramës dhe të ministrave e jo atë francez.
Statusi i Tritan Shehut
Duhen djegur fotot e Kryeminstrit e Ministrave tanë, jo flamuri i Francës mike e demokratike!
Një ngushëllim i thellë për humbjen e jetës së re të Florencit!
Shkaku duhet kërkuar te gjendja e rëndë ekonomike e sociale në vend, te humbja e shpresës për të ardhmen. Janë me qindra mijëra pjesë e këtij eksodi masiv shqiptar, më shumë se në fillim të viteve ’90.
Shkaku është keqqeverisja në Shqipëri, korrupsioni, droga e krimi që mbulojnë vendin.
Nqs në Francë dikush ka vepruar në kundërshtim me ligjin apo të drejtat universale, pa asnjë dyshim e vërteta do të zbardhet.
Fatkeqësisht kjo rëndom nuk ndodh te ne.