Pas vdekjes së 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës ka reaguar edhe deputetja Mimoza Hajdarmataj e cila është shprehur se kryeministri duhet të dorëzojë para drejtësisë kreun e tij të partisë në Peqin
Hajdarmataj shprehet se Edmond Teqja i shmanget ligjit me ndihmën dhe mbështetjen e Edi Ramës. Gjithsesi ajo tha se kreu socialist i Peqinit apo kushdo qoftë përgjegjës për vdekjen e 17 vjeçarit do t’i duhet të përgjigjet para drejtësisë një ditë.
“Ky personazh, me të kaluar kriminale, me ekspuls në Itali për vepra të ndryshme, i dënuar në vitin 86 për vjedhjen e Mapo-s në Peqin, ishte zgjedhja e Edi Ramës për ta vënë në krye të partisë në Peqin dhe në krye të OSHEE-së atje njekohësisht. Po ky person, sot në arrati, ishte zgjedhja e Erion Veliajt për aferën e errët të biznesit të paligjshëm dhe korruptiv me mbetjet në Sharrë, ku humbi jetën Arditi”-vijon akuzën deputetja.