Vasili: Të zbardhet roli i Ramës, Shqipëria e Kosova janë përballë rrezikut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: Të zbardhet roli i Ramës, Shqipëria e Kosova janë përballë rrezikut

11:40 | 26/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili,  i është rikthyer sërish çështjes së nxehtë  të “Minishengenit Ballkanik”, e cila ditët e fundit, ka shkaktuar “furtunë” debatesh në sferën politike të Shqipërisë dhe në Kosovë.

Me një status të gjatë në “Facebook”, Vasili bën thirrje publike që të zbardhet roli i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që sipas tij, ky i fundit është pjesë  e projektit shtetëror të Serbisë kundër njohjes së Kosovës.

Postimi i Vasilit:

Read more

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Të zbardhet roli i Edi Ramës si pjesë e Projektit Shtetëror të Serbisë kundër njohjes Kosovës! Edi Rama ka sot detyrimin e pashmangshëm edhe ligjor edhe moral që të bëjë publik rolin e tij konkret si pjesë e Projektit Shtetëror të Serbisë kundër Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Daçiç ka deklaruar publikisht lobimin me para “për mosnjohjen e Kosovës dhe tërheqjen e njohjeve duke thënë:

“Ky është një projekt shtetëror dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve”. Ndërsa presidenti i Serbisë ka deklaruar lidhur me rolin e Edi Ramës se: “Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë”.

Tashmë është e qartë se gjithshka, që Rama bën e thotë janë pjesë e një strategjie të mirëmenduar e të mirëfinancuar në Serbi, ku ai ka rolin e tij të mirëpërcaktuar.

Ndaj është vendi që të radhisim një seri qëndrimesh e veprimesh që flasin vetë: Dorëzimi pa kushte i Edi Ramës duke u bërë pjesë aktive ne projektin për asgjësimin anashkalimin dhe mënjanimin e njohjës së Kosovës si moment kyç e parimor duke përdorur si instrument Minishengenin.

Pranimin nga Edi Rama të mohimit prej Serbisë të Masakrës së Reçakut dhe të genocidit në tërësi si një moment kritik i cili vuri në lëvizje SHBA dhe Anglinë në lëvizje për të filluar ofensivën ndaj Serbisë dhe që solli pavarsinë e Kosovës.

Mosreagimi nga Edi Rama përballë lobimit të egër të Serbisë për mosnjohjen e Kosovës dhe tërheqjen e disa njohjeve të bëra më parë të saj.

Mbështetja nga Edi Rama e prekjes së kufijve të Kosovës si projekti më i zi kundër saj dhe puna e tij aktive e dukshme dhe e padukshme në favor të këtij projekti. Vendosja nga Edi Rama e Taksës së Rrugës së Kombit si një politikë dhe pengesë konkrete për Kosovën si në planin ekonomik, por edhe më gjerë për ta shndërruar Shqipërinë nga partner prioritar në një vend obstruktiv e thellësisht pengues për Kosovën.

Qëndrimi abuzivisht aktiv i Edi Ramës kundër Kosovës për taksën 100% ndaj Serbisë, ndërkohë që Serbia ushtronte dhe ushtron një veprim mbarështetëror armiqësor ndaj Kosovës.

Mbajtja nga Edi Rama e një qëndrimi publik denigrues, fyes dhe thellësisht stigmatizues ndaj Kosovës dhe liderave të saj. Institucionet e Sigurisë Kombëtare në Shqipëri duhet të zbardhin e hetojnë menjëherë rolin e Kryeministrit Rama në të gjithë këtë çështje të rëndë dhe të përmasave tepër të mëdha.

Demostrimet qesharake të orkestruara të Edi Ramës në Beograd, në konferënca shtypi butaforike dhe pa asnjë vlerë gjoja pro Kosovës, të cilat i kanë sjellë vetëm dëm si dhe butaforia e Mbledhjeve të përbashkëta qeverive shqiptare dhe kosovare kanë shërbyer thjesht si alibi të rreme për të bërë gjoja të besueshëm rolin e Edi Ramës në funksion të projektit shtetëror serb kundër Kosovës dhe Shqipërisë.

Sot ky rol i Edi Ramës duhet zbardhur e hetuar me të gjitha instrumentet funksionale të Sigurisë Kombëtare, por edhe të drejtësisë, pasi Shqipëria dhe Kosova janë përballë një rreziku madhor për shkak të një strategjie të tillë thellësisht antikombëtare ku roli Esadist e tradhëtar i Edi Ramës është një nga instrumentet shumë të rëndësishëm të saj.

Etiketa: KosovaKryeministri Edi Ramanenkryetari i lsiPetrit VasiliSerbiataksa 100% ndaj Serbisë

Të Lidhura

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

nga 27
11:44 | 03/04/2026
0

Një qendër fizioterapeutike ishte kthyer në një ‘fole prostitucioni’ në Tiranë. Për pasojë është arrestuar një 40-vjeçare (pronarja e qendrës)...

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

nga 27
11:29 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi në themel për Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit...

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

nga 27
11:20 | 03/04/2026
0

Metamorfoze e plote e ministrave te Rames pasi daljes se djeshme ku kundershtonin njoftimin e Ambasades Amerikane mbi ekzistencen e...

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

nga 27
11:06 | 03/04/2026
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen...

Para
Tërmeti i 26 nëntorit/ Situata në Laç, rrafshohen 7 pallatet e dëmtuara

Tërmeti i 26 nëntorit/ Situata në Laç, rrafshohen 7 pallatet e dëmtuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

11:44 | 03/04/2026
E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

11:29 | 03/04/2026
Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

11:20 | 03/04/2026
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

11:06 | 03/04/2026
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

10:46 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –
  • Policia ka shtuar masat e sigurisë –
  • Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –
  • Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –
  • Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com