Vasili: Shkatërrimi final i Reformës në Drejtësi, do reagojmë me mjetet më të rrepta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: Shkatërrimi final i Reformës në Drejtësi, do reagojmë me mjetet më të rrepta

14:16 | 11/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Komisioni i Ligjeve javën e kaluar votoi mekanizmin zhbllokues për betimin e magjistratëve për Gjykatën Kushtetuese ose të Lartë, që parashikon se kur Presidenti refuzon të thërrasë magjistratët për betim, atëhere ata e dërgojnë me shkrim.

Në një deklaratë për shtyp, Vasili tha se Presidenti i ka bërë të gjitha betimet në përputhje me afatin dhe Kushtetutën por ky hap i mazhorancës është një kapje antikushtetuese e institucioneve thotë ai.

Vasili paralajmëron se opozita do të reagojë me të gjitha format, edhe ato më të rreptat pasi luhet fati i shtetit të së drejtës.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

DEKLARATA PËR SHTYP E PETRIT VASILIT

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Shqipëria ndodhet sot në një nga momentet më kritike të saj, në lidhje me funksionimin e shtetit ligjor, atij shteti që garanton ligje dhe Kushtetutë të barabartë për të gjithë.

Rilindja ka ndërmarrë një grusht të vërtetë shteti kundër Reformës në Drejtësi. Ka ndërmarrë një grusht të vërtetë shteti, kundër shtetit ligjor. Ka ndërmarrë një grusht të vërtetë shteti ndaj çdo të drejte dhe çdo integriteti ligjor minimal të shtetit shqiptar. Ajo po zhbën Reformën në Drejtësi dhe pikërisht me këtë mentalitet puçist, ka dërguar edhe dy ligje të tjera, nga 7 ligje të paketës së Reformës në Drejtësi, të miratuar me konsensus, të miratuar me mbështetjen e Komisionit të Venecias dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, pas përgatitjes së këtyre ligjeve nga grupet e ekspertëve të pavarur.

Këto ligje po shkatërrohen, po shqepen, po qepen sipas kostumit dhe vetë interesit të vetëm të Rilindjes që është kapja e institucioneve të drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë e mbi të gjitha, e kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Pasi dështoi të rrëmbente kompetencat e Presidentit, për të caktuar gjykatësit në Gjykatë Kushtetuese, sot po ndiqet logjika e bërjes së faktit të kryer të kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe për të hequr kërkesat për realizimin e kësaj kapje antikushtetuese, antiligjore dhe puçistë. Po propozohet që betimi i gjykatësve kushtetues të bëhet jo më nga buza e Lanës, siç u bë betimi i supozuar, imagjinar i një kandidate Arta Vorpsi, po të kthehemi tek betimi tek posta e lagjes. Pra me një letër të depozituar në postë, të nisur në postë.

Gjykatësi Kushtetues fillon punë. Të nderuar qytetarë dhe qytetare, të gjithë shqiptarët nga i pari tek i fundit kanë qenë shumë të qartë, e kanë parë më së miri se çdo procedure betimi që lidhej me Presidentin e Republikës është kryer në mënyrë të menjëhershme ne kohën më të shkurtër dhe të gjithë shqiptarët kanë parë me sytë e tyre betimin e Gjykatësve Kushtetues, betimin e Prokurorëve të SPAK-ut e të tjerë të cilët janë kompetencë e Presidentit, të cilët janë kryer menjëherë pa asnjë vonesë në përputhje me Kushtetutën dhe në afatet minimale Kushtetuese. Pra i gjithë veprimi që po konsumohet është finalizimi i kapjes të drejtësisë, shkatërrimi përfundimtar i Reformës në Drejtësi, dhe shkatërrimi i ëndrrës së shqiptarëve për të patur një drejtësi të paanshme, të drejtë e të barabartë për të gjithë në mënyrë që të krijohen institucione të tilla të kapura siç është në radhë të parë e mbi të gjitha Gjykata Kushtetuese për të pamundësuar e për të mos lejuar hetimin, dërgimin para drejtësisë, gjykimin e çështjeve të mëdha qindra milionëshe.

Duke filluar nga korrupsioni me Teatrin Kombëtar, duke filluar me ligjin e dividendit dhe me plotë çështje të tjera delikate të cilat kanë rënduar xhepat, financat publike, interesat e mëdha shtetërore dhe në mënyrë që këto mos të dënohen kurrë. Kjo është tentativa për të finalizuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Ndaj sot qëndrimi i opozitës shqiptare është i prerë dhe i pa ekuivok, është i pa pajtueshëm në asnjë moment dhe në asnjë pikë me këtë grusht shteti të vërtetë, i cili është një këmbanë shumë e madhe alarmi për të sotmen, për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të ardhmen e çdo individi, për të ardhmen e pronës së tij, për të ardhmen e interesave të tij personale, për të ardhmen e të drejtave të tij bazike. Duke filluar nga ajo e shprehjes dhe deri tek liritë e tjera.

Sot këmbanat e alarmit po bien më fortë se kurrë dhe sot të gjithë duhet të jenë në këmbë, të papajtueshëm sepse këtu praktikisht shteti i së drejtës ka rënë përtokë dhe iluzioni i Reformës në Drejtësi shuhet këtu me deformimin, shkatërrimin, shpartallimin e ligjeve, ende pa filluar zbatimi i tyre.
Kjo është një ditë ku të gjithë duhet të mbajnë një qëndrim të prerë e të papajtueshëm, shumë të rreptë për të shpëtuar interesat e vendit pasi shteti ligjor nuk është ndodhur kurrë më parë në një udhëkryq kaq të rrezikshëm dhe me pasoja kaq fatale si deri më sot.
Opozita shqiptare do të jetë e papajtueshme, do të reagojë me të gjitha mjetet demokratike, me të gjitha mundësitë e saj demokratike dhe nuk do të reshtë me të gjitha format e shprehjes nga më të rreptat që do të ekzistojnë sepse këtu është në lojë fati i shtetit të së drejtës në Shqipëri, i cili është themeli i demokracisë në këtë vend.
Ju faleminderit të gjithëve!

Etiketa: betimi i magjistratëve për Gjykatën Kushtetuese ose të LartëGjykata KushtetueseKomisioni i ligjevePetrit VasiliPresidenti Ilir Meta

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Vendosja e bustit të Vasil Shahinit në Derviçan i shpall luftë shqiptarëve/ Kryebashkiaku i Ramës e lejoi të vendosej qëllimisht

Vendosja e bustit të Vasil Shahinit në Derviçan i shpall luftë shqiptarëve/ Kryebashkiaku i Ramës e lejoi të vendosej qëllimisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com