Vasili publikon videon: Shqipëria nuk ka as kryeministër dhe as qeverisje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili publikon videon: Shqipëria nuk ka as kryeministër dhe as qeverisje

12:36 | 16/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot në këto ditë shumë të vështira të motit të keq, por edhe të pandemisë, qytetarët janë bindur përfundimisht që Shqipëria nuk ka as Kryeministër dhe as qeverisje.

Vasili publikoi një video me disa nga ngjarjet e fundit, që sipas tij flasin më shumë se çdo koment tjetër, “për të kuptuar njëherë e mirë që shqiptarëve u duhet një qeverisje e vërtetë, një kryeministër i vërtetë dhe nuk u duhen njerëz që tallen, njerëz të cilët spekulojnë, shpërdorojnë dhe bëjnë gjithçka për të mashtruar shqiptarët”.

“Po ju tregoj përkundrejt propagandës së shëmtuar dhe të neveritshme të qeverisë në këto të vështira, më të ashtuquajturin “shërbim shëndetësor” e me fotot e tyre propagandistike, se cili ka qenë realiteti dhe së bashku le të ndjekim videon. Një video, e cila flet vetë se si vetëm rreth 10 kilometra nga Peshkopia, të rinj e të reja por edhe qytetarë të tjerë përpiqen me çdo kusht e me çdo mjet të çojnë një të moshuar për në spital, në gjendje shumë të vështirë shëndetësore, e pa ndihmuar, e pambështetur nga asnjë segment i shtetit. Dhe kjo e moshuar, për fat të keq, për mungesë të ndihmës mjekësore, humbet jetën.
Pra, humbet jeta 10 kilometra nga Peshkopia dhe asnjë mjet, asnjë lloj ndihme nga ana e shtetit, nga asnjë lloj forme, nuk i ofrohet dhe megjithëse qytetarët e shkretë bëjnë të pamundurën, me ç’ kanë në dorë, nuk ia arrijnë dot të shpëtojnë të moshuarën.

Read more

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

Përkundrejt kësaj, ju shikoni foto propagandistike, të cilat tregojnë mjekë që tregojnë mjekë që bëjnë sikur matin tensionin në borë, siç e shikoni, ja tek i keni fotot, të cilat janë të turpshme edhe nga ana profesionale. Shikoni që edhe stetoskopi i tyre vendosën në anë të krahut të pacientit, e ku një e moshuar, e cila do të maste tensionin, nxirret me triko në mes të dëborës, vetëm e vetëm për propagandë. Këto pamje, këto foto flasin më së miri se çdo gjë tjetër.
Gjithashtu ju ftoj të ndiqni, sikurse e shihni, një video tjetër, e cila tregon gjendjen e rrugëve. Shikoni se ç ‘ndodh në këtë video. Shikojini punëtorët e shkretë, këta hedhin kripë, nuk iu japin as lopata, këta që duhet të mirëmbajnë rrugët. Harxhojnë miliarda për rrugët, por punëtorët hedhin me grushte me duart e tyre nga një cikë kripë nëpër rrugë

Për këtë qeveri flasin? Me këtë mburren? Kjo është propaganda? Një ministre që e hipin në një borëpastruese? Ja ky është shteti. Një shtet, i cili hedh kripën për të hapur rrugën nga dëbora me grushte, me dorë. Ndërsa të tjerë që shtyjnë një automjet për të shpëtuar një të sëmurë, e cila humbet jetën sepse nuk arrin dot për vetëm 10 kilometra të shkojë në spital.
Pra, të nderuar qytetarë, ky është realiteti, kjo është e vërteta e pamohueshme dhe të gjitha këto video që shikoni janë video të bëra nga vetë qytetarët, të cilëve u ka plasur shpirti nga një qeverisje e pashpirt.
Jo më larg se dje, ju e dini se, për të luajtur e për të fshehur shifrat, e për të hutuar përsëri me propagandë qytetarët, kanë ulur mbi 30 për qind numrin e testimeve dhe janë bërë 1200 testime më pak, kur duhet të ishin bërë 4 mijë më shumë, për të fshehur gjendjen e pandemisë, në vend që të përballen me këtë gjendje pandemie.
Të ofrojnë ndihmën në banesë, të ofrojnë barnat gratis në banesë, mbështetjen financiare në banesë. Të tëra këto probleme të mijëra qytetarëve, të cilët dergjen nën trysninë e pandemisë, bëjnë një show, ashtu siç e patë, duke hapur gjoja qendra vaksinimi e duke prurë trastën e radhës me vaksina, e cila është shumë, shumë, shumë larg asaj nevoje për vaksinë për të cilën kanë nevojë shqiptarët. Mijëra shqiptarë, në mënyrë të përditshme, nëpër shtëpitë e tyre e nëpër banesa, duan qeverinë, duan shtetin e tyre për të cilin paguajnë para dhe nuk duan propagandë.

Ka vetëm një rrugë, ka vetëm një zgjidhje, ky masivisht, në një referendum të paparë në Shqipërinë pluraliste, më 25 prill duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga krye mashtruesi dhe krye mashtruesët, të cilët kanë luajtur dhe kanë guxuar të luajnë edhe në këtë moment që flasim, edhe me jetën, edhe me vdekjen e shqiptarëve”, deklaroi nënkryetari i LSI.

Etiketa: kryeministernënkryetari i LSI-sëPandemiapermbytjetPetrit VasiliShqiperia

Të Lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –

nga 27
17:26 | 13/03/2026
0

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –

nga 27
17:02 | 13/03/2026
0

Një aksident automobilistik është regjistruar në rrugën nacionale Korçë–Ersekë, në segmentin pranë Pishina e Selenicës. Sipas informacionit paraprak, në aksident...

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

nga 27
16:30 | 13/03/2026
0

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra. Vendimi u mor nga...

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

nga 27
15:26 | 13/03/2026
0

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe...

Para
Rama sot në Shkodër për nisjen e vaksinimit, pritet me protestë nga banorët e zonave të përmbytura (film)

Rama sot në Shkodër për nisjen e vaksinimit, pritet me protestë nga banorët e zonave të përmbytura (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –

17:26 | 13/03/2026
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –

17:02 | 13/03/2026
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:30 | 13/03/2026
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

15:26 | 13/03/2026
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

15:14 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –
  • Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –
  • Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
  • SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –
  • Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –
  • Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –
  • Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com