Vasili: Nëse nuk hapen negociatat në tetor, fajtorët të dalin jashtë nga politika – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: Nëse nuk hapen negociatat në tetor, fajtorët të dalin jashtë nga politika

16:43 | 08/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili shprehet se Shqipëria gjendet në një moment delikat në historinë e saj politike.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Vasili shkruan se në muajin tetor pritet përgjigja nëse do të hapen negociatat e Shqipërisë me BE.

Postimi i Petrit Vasilit:

Read more

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

Mos hapja e negociatave në tetor, fajtorët jashtë nga politika!!

Tetori i këtij viti është një stacion kritik për Integrimin Europian të Shqipërisë.

Çdo moment kur është marrë në diskutim kjo çështje ka qenë mjaft i rëndësishëm, por ky tetor ndryshon rrenjësisht nga të gjithë momentet e tjerë.

Shqipëria shkon në Europë në tetorin me delikat me momentin historikisht më negativ të saj.

Tradicionalisht më parë ka pasur hapa qoftë edhe simbolike, por që me tonin të ishin hapa përpara, në momentet e verifikimeve, që Brukseli ka bërë përpara marrjes së vendimit të rëndësishëm, që ende nuk është arritur.

Ky tetor është pa asnjë diskutim më i errti, që Shqipëria po kalon.

Shpërbërja vertikale e të gjithë pushteteve është një realitet tronditës:

-që nga parlamenti i asgjësuar nga kapja prej qeverisë dhe shndërrimi në noter i saj

-tek qeverisja produkt dhe shërbëtorët e krimit trafiqeve dhe parave të pista,

-tek pushteti gjyqësor i kapur, i shantazhuar e i përdhosur dhe pa gjykatat e nivelit më të lartë dhe me një prokurori, që mbulon dhe nuk zbulon krimin dhe korrupsionin

-deri tek asgjësimi i themelit të demokracisë dhe ndarjes së pushteteve, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme të cilat u asgjësuan dhe u zëvendësuan nga votimet moniste në 30 qershor.

Ky moment i errët shpërberës është prezantimi më i zymtë i Shqipërisë përballë një Europe ku kërkojmë të marrim hapjen e negociatave, të cilat kanë dështuar për vite me radhë në këtë tetor kritik. Do duhej domosdoshmërisht dhe menjëherë një akt madhor reflektues,që do të mund të rihapte një perspektivë europiane të rrezikuar keqas dhe me shanse afër zeros.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të menjëhershme do të ishin i vetmi hap, dhe asnjë tjetër, për të dhënë një sinjal përgjegjshmërie të thellë politike nga Shqipëria drejt Europës.

Kërkush në Shqipëri sot nuk ka nevojë për një qëndrim as mish as peshk për negociatat, sepse realisht ai do të ishte thjesht një bllokim dhe hap prapa dhe asgjë më shumë, përveçse vetëm do ti shërbente propagandës idiote të qeverisë së rilindjes,e cila njihet për paturpësinë e saj në kremtimin e hiçsukseseve dhe hapjen e shampanjës e dekoratat për hapjen e negociatave imagjinare të radhës.

Duhet pra një qëndrim i qartë për hapjen e negociatave. Qëndrimet dele dash të deritanishme të Europës për hapjen e negociatave,vendosja e kushteve,duartrokitjet për reforma inekzistente ,përgëzimet artificiale dhe hipokrite në funksion të interesave personale të burokrateve të vegjël në Bruksel, vetëm kanë renduar së tepërmi situatën në Shqipëri.

Shpërbërja shtetërore e të gjitha niveleve e pasqyruar shumë qartë në raportin e OSBE-IDIHR për votimet e paligjshme të 30 qershorit është një dëshmi politike, që e bën tetorin e integrimit akoma më të zymtë.

Rikthimi i votimeve moniste pa zgjedhje,refuzimi i dekreteve kushtetuese të presidentit,qeë krijoi hapësirën për të shpëtuar pluralizmin dhe sigurinë në vend si dhe kapja e të gjithë pushteteve nga rilindja janë atentate të vërteta ndaj integrimit europian të vendit. Sot nevojitet veprimi madhor zgjedhjet e lira dhe të ndershme,ai është i vetmi, që ka mbetur për shpëtimin e Integrimit Europian dhe evitimin e izolimit faktik që do të pasojë për vendin.

Nuk na duhen në tetor fraza të bukura kalemxhinjsh europiane, që qendisin negociata që nuk hapen,kushte që shtohen dhe shpresa të rrema bajate të një objektivi, që s’realizohet kurrë. Negociata ose hapen pa asnjë kusht dhe ecim përpara ose do të thotë të shohim një film bajat të parë disa herë. Alibi për mos hapjen e negociatave nuk ka dhe as që mund të ketë.

Instrumenti mbretëreshë është aty përpara të gjithëve dhe janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Kush i pengon ato duhet të bëhet gati të dalë përfundimisht nga politika dhe ky është një verdikti i hidhur nga i cili fajtorët nuk do të shpëtojnë dot me asnjë mjet e mënyrë.

Etiketa: negociatat në tetornenkryetari i lsiPetrit VasiliShqiperia

Të Lidhura

Dy viktima me armë zjarri në Korçë, ja ç’thotë Policia –

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

nga 27
08:16 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë një operacioni...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:58 | 04/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

nga 27
07:52 | 04/06/2026
0

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në fokus të rendit të ditës do të jenë disa interpelanca me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

nga 27
07:38 | 04/06/2026
0

Dashi Do jeni shume me te hapur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe me ne fund do...

Para
Kaia Gerber feston 18-vjetorin me një look në nderim të mamit Cindy Crawford

Kaia Gerber feston 18-vjetorin me një look në nderim të mamit Cindy Crawford

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dy viktima me armë zjarri në Korçë, ja ç’thotë Policia –

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

08:16 | 04/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:58 | 04/06/2026
Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

07:52 | 04/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

07:38 | 04/06/2026
Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

07:31 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –
  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –
  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –
  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com