Vasili: Kryeministri duhej të shkarkohej, humbi 140 milionë euro përballë Bechettit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: Kryeministri duhej të shkarkohej, humbi 140 milionë euro përballë Bechettit

20:28 | 18/05/2019
në Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kryeministri Rama duhet të shkarkohet, pasi qeveria e drejtuar prej tij ka humbur 450 milionë euro në arbitrazh ndaj biznesmenit Becchetti.

Statusi i plotë:

Kryeministri duhej te shkarkohej dhe te ishte perpara drejtesise per humbjen e 140 milion eurove.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ka 3 ditë që kryeministri hesht dhe ka mbyllur gojën përpara skandalit më të pa parë në historinë e Shqipërisë të 140 milionë eurove, të cilat qeveria i ka humbur në gjyqin ndërkombëtar të arbitrazhit me një biznesmen italian, biznesmeni Beçhetti, duke e ekspozuar Shqipërinë përpara një katastrofe financiare, e cila duke akumuluar dhe një borxh të një gjyqi tjetër shkojnë të gjitha së bashku 200 milionë euro qe bien mbi shqiptaret për shkakun e një njeriu që quhet Edi Rama.

Çfarë do të thoshin këto qindra milionë euro?

As më shumë dhe as më pak, ato do të thoshin

20 vjet subvencione për mijëra fermerë në bujqësi,

do të thoshin aplikim te menjëhershem dhe pa asnjë kufizim të statusit të minatorit,

do të thoshin që të gjithë naftëtarët që sorollaten për statusin e tyre ta merrnin në mënyrë të menjëhershme.

do të thoshin që të gjithë studentët shqiptar nuk do të kishin nevojë të protestonin për tarifat, po për më shumë se 15 vjet do ti kishin të gjitha tarifat të paguara dhe shkolla dot të ishte pa pagesë, ashtu si duhet të ishte në një vend të varfër, ku studentët duhet të paguajnë lekun e fundit të djersës dhe gjakut të prindërve të tyre, ndërsa këta vjedhin 200 milionë euro për interesat e atyre oligarkëve të oborrit.

do të thoshin që ilaçet e mijëra pensionistëve, të cilët nga xhepat e fëmijëve të tyre dhe nga pensioni i tyre i varfër grumbullojnë për të siguruar mbijetesën e tyre shëndetësorë, ndërkohë që mund tu ofroheshin fare mirë gratis me gjithë këto qindra milionë euro te humbura per faj te kryeministrit e qeverise.

Do të thoshin që nuk do të kishte më shkollë në Shqipëri pa ngrohje dhe nuk do të ishin fëmijët shqiptare qe duke u dridhur të përpiqeshin të merrnin dije apo të ndërtoheshin dhjetra e dhjetra shkolla, pa pasur nevojë që fëmijët shqiptar të mësojnë me dy turne edhe të sakrifikohen në kushte çnjerëzore.

do të thoshin që do të kishim me këto para pa frikë 2 qendra spitalore të reja akoma më moderne se qendra spitalore “Nënë Tereza”. Dhe do të thoshin që shërbimi shëndetësor do të kishte një frymëmarrje të jashtëzakonshme dhe shumë të qetë për shëndetin e njerëzve.

Njëherazi, jam i detyruar tu them qytetareve se është shumë e rëndësishme ta dine,që përpara na presin ditë akoma më të zeza.

Kam informuar qytetarët se si e kam informuar me shkrim dhe zyrtarisht kryeministrin,që në vitin 2017 që një katastrofë me qindra milion euro që shkojnë deri në 2 miliard euro po i kërcënonin Shqipërisë nga prishjet e njëanshme te kontratave për interes të kryeministrit dhe të oligarkëve perqark tij.

Brenda një kohe shumë të shkurtër 200 milion euro dënim i kanë ardhur Shqipërisë pa llogaritur edhe 80 milione dollare te humbura me pare.

Pra, në këtë rast prokuroria shqiptare po ngarkon veten në mënyrë shumë të rëndë duke heshtur perpara ketij krimi shteteror.

Çështja penale dhe shkarkimi i kryeministrit dhe ministrave, drejtorëve dhe përgjegjësve të tij, duhet të kishte filluar me kohe.

Etiketa: 140 milione euroedi ramaKryeministriPetrit Vasili

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Reagon ish-drejtoresha e ZA Kamëz: Nuk më kanë shkarkuar, pres të emërohem në pozicion tjetër

Reagon ish-drejtoresha e ZA Kamëz: Nuk më kanë shkarkuar, pres të emërohem në pozicion tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

09:29 | 18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

09:09 | 18/12/2025
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

08:47 | 18/12/2025
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –
  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com