Vasili i përgjigjet Ramës: OFL alibi dhe legalizim i klientëve të tu kriminelë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili i përgjigjet Ramës: OFL alibi dhe legalizim i klientëve të tu kriminelë

14:40 | 12/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Kuvend, duke thënë se ligji Anti- KÇK nuk është gjë tjetër veçse një alibi dhe legalizim i klientëve kriminelë të tij.

Vasili  thotë se krimi në 6 vite e gjysëm të qeverisjes së Ramës mori frymëmarrje dhe se ai po përpiqet kësaj radhe t’i mbushë mendjen shqiptarëve se SPAK nën sqetullën e tij mund të luftojë krimin.

DEKLARATA E PETRIT VASILIT

Read more

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –

Të nderuar qytetarë dhe qytetare! Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mashtroi publikisht dhe në mënyrën më të rëndë shqiptarët lidhur me paketën “KÇK” dhe lidhur me veprimet që i kishin lidhur gjoja duart atij për të vepruar kundra krimit e për të bërë detyrën e tij. Edi Rama gjithashtu u ankua se nuk kishte se kujt t’ia çonte dosjet e krimit dhe të korrupsionit. Të nderuar qytetarë, ky mashtrim i pacipë që bëhet publikisht ka vetëm 2 qëllime. Qëllimi i parë është për të krijuar një alibi, pra për të krijuar një alibi bashkëpunimit kriminale të qeverisë me krimin dhe për t’i dhënë gjithashtu një alibi dhe legalizim kriminelëve tashmë klientë të qeverisë në të gjithë veprimtarinë e saj politike, elektorale dhe ekonomike.

Të nderuar qytetarë, ju mbani mend shumë mirë sesi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vetë, ky mashtrues zgjodhi duke thyer Kushtetutën, duke dhunuar Kushtetutën Arta Markun me 69 vota në mes të flakës dhe të mjegullës në Parlament?

Të opozitës, e cila protestonte rreptë, pikërisht që të mos shkelej Kushtetuta sepse kjo do të krijonte vetëm komoditet pafund dhe fushë të hapur krimit për të mos u sulmuar. Ju dini që ne kemi goditur ashpër zgjedhjen e Donika Prelës në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që ishte një adresë ku mund të çoheshin dosjet e krimit. Pra duhet ta dini më së miri që ka pasur adresa se ku mund të shkonin dosjet e krimit, ku ka qenë edhe Prokuroria e Përgjithshme e përfaqësuar nga Arta Marku, e përzgjedhura e qeverisë dhe Donika Prela gjithashtu, Kryeprokurore e Krimeve të Rënda.

Gjithë shqiptarët sot pyesin këtë mashtrues që është në krye të qeverisë, po me çunat e Shijakut kush bashkëpunoi dhe u bë njësh për të vjedhur votat? Ashtu sikurse dosja 339 dhe përgjimet e Prokurorisë të nxjerra sheshit? Po me çunat problematik në Dibër, kush bashkëpunoi për të grabitur votat e pushtetit dhe për ti shpërblyer ata që merrnin rreth e përqark me poste ministrore, drejtoria dhe gjithfarësh? Po kush i rrëmbeu me dhjetëra tendera, duke filluar nga Durrësi si një simbol i famshëm i rrëmbimit të krimit dhe i ndarjes së tenderave pafund, e miliona e miliarda të tjera nga kriminelët, dhënë dhuratë për shërbimet e tyre? A i bëri qeveria? Të nderuar qytetarë, Reforma në Drejtësi për të cilën u votua dhe u investua një Parlament i tërë me 140 deputetë, kishte vetëm një qëllim, krijimin e institucioneve të pavarura të cilat nuk kishin asnjë punë me qeverinë prandaj dhe zgjidheshin me një mekanizëm tërësisht të pavarur. Por ishin institucione që i bënin skanerin qeverisë, në radhë të parë dhe mbi të gjitha SPAK, Prokuroria Speciale. Ndërkohë çfarë bën Kryeministri mashtrues, ky që flet sot për KÇK, ky sot rrëmben Reformën në Drejtësi, e shqyen e bën copa-copa dhe SPAK-un që duhet të hetojë kryeministrin, ministra me radhë, që nga ministri i Brendshëm që publikisht merret vesh se çfarë ka bërë për të helmuar shqiptarët që protestojnë kundër tij, SPAK-un e merr dhe e fut në sqetullën e tij. Ku përfundoi Reforma në Drejtësi me institucione të pavarura siç ishte SPAK-u dhe BKH që pritet të ndërtohet. Ju e dini shumë mirë që ligji për SPAK-un u votua nga të gjitha aktorët politik edhe nga partia Demokratike, e cila në atë kohë refuzoi të votonte në atë kohë 6 ligjet e paketës për Reformën, pra kishte një mirëkuptim të plotë politik që të ngrihej një instrument mbi politikën, jashtë politikës që të luftonte krimin. Çfarë bëri mashtruesi Edi Rama?

Sot po përpiqet ti ligjërojë dhe ti mbush mendjen shqiptarëve që ky SPAK-u nën sqetullën e qeverisë mund të luftoj krimin e po vetë qeverisë. SPAK-u nën urdhërat e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, që është asgjë më shumë se zgjatimi, apendixi i Edi Ramës. Këto mashtrime të trasha që i japin kohë krimit, të cilët i dhanë frymëmarrje për 6 vite e gjysëm krimit, megjithëse kryeministri do të precizojë se është 6 vite e gjysëm në pushtet, 6 vite gjysëm i dha frymëmarrje pafund krimit dhe ky krim nuk u ndëshkua, drejtësia e re që do lindte me Arta Markun dhe të tjerë e bëri krimin dhe kriminalizmit të ngjitej në nivelet më të larta edhe jashtë Shqipërisë, deri në Amerikë, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe deri në Europë. I

pa luftuar krimi dhe korrupsioni nga po të zgjedhurit e Edi Ramës, të preferuarit e Edi Ramës, servilët e Edi Ramës, lakejtë e Edi Ramës atje në krye të Prokurorisë e bënë Shqipërinë që të jetë sot një nga 3 vendet më të korruptuara të globit. Ka vetëm një KÇK në Shqipëri, ai është vetëm Edi Rama, ka vetëm një KÇK që SPAK-u duhet të luftojë dhe të hetojë dhe të nxjerrë para drejtësisë, ky është Edi Rama, ka dhe një mashtrues të pa lodhur, i cili ofendon dhe poshtëron popullin e tij duke e quajtur një popull të pa zgjuar, të pavëmendshëm, të pamend, duke i shitur mashtrime të tilla kaq të neveritshme ku çdo shqiptar do të pyeste dhe do të vazhdojë të pyesë. Çfarë bënë në 2 vite e gjysëm me Arta Markun dhe Donika Prelën, përse e bëmë Reformën në Drejtësi është pyetja tjetër. A kemi drejtësi të pavarur apo kemi drejtësinë e Kryeministrit, kemi drejtësinë e pluralizmit shqiptar apo kemi drejtësinë e Koçi Xoxës të partisë së punës, që rrëmbente njerëzit, u rrëmbente pronat dhe i hidhte nëpër hendeqe.

Dita e mashtrimit ka marrë fund, të gjithë shqiptarët i njohin të vërtetat, të gjithë shqiptarët e dinë që i vetmi njeri i interesuar për ti dhënë alibi bashkëpunimit të tij me krimin dhe për tu dhënë paqe, qetësi dhe legalizim kriminelëve është vetëm Edi Rama frekuentuesi i tyre, përdoruesi i tyre dhe benefiçari kryesor i tyre për të vazhduar dhe për të qëndruar qoftë edhe një ditë të vetme më tej në pushtet. Asnjë nuk do të pajtohet me këtë mashtrim të madh publik, do ta denoncojmë pa fund këtë mashtrim publik dhe nuk ka asnjë shqiptar, as edhe një të vetëm që të pranojë të poshtërohet dhe ofendohet me mashtrime të tilla sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërkohë që krimi gëlojë falë vetëm përkrahjes dhe mbështetjes, e përdorimit që i bëri Edi Rama në Shqipëri. Ju faleminderit.

 

Etiketa: edi ramalegalizim i klientëvenenkryetari i lsiOFLPetrit VasiliShqiperi

Të Lidhura

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

nga 27
08:23 | 18/12/2025
0

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në...

Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:09 | 18/12/2025
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me...

Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

nga 27
08:03 | 18/12/2025
0

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në...

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –

nga 27
07:45 | 18/12/2025
0

Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do...

Para
Qeveria vendos tavan për subvecionet, fermerët e Lushnjes rinisin protestat

Qeveria vendos tavan për subvecionet, fermerët e Lushnjes rinisin protestat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 18/12/2025
Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

08:03 | 18/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –

07:45 | 18/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 18 Dhjetor 2025 –

07:36 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 18 Dhjetor 2025 –
  • PD duhet të dëgjojë votuesit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com