Vasili: Është për të qarë kur dëgjon se si disa ndërkombëtarë flasin për vijimin e “reformave” në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: Është për të qarë kur dëgjon se si disa ndërkombëtarë flasin për vijimin e “reformave” në Shqipëri

16:57 | 03/11/2019
në Shqiperi
0

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka kritikuar ashpër qasjen që disa individë të institucioneve ndërkombëtare mbajnë mbi zhvillimet e përditshme që ndodhin në vend.

Me një postim në “Facebook”, Vasili thekson se është për të qarë dhe për të qeshur, kur dëgjon thirrjen e tyre për vijimin e reformave në Shqipëri edhe pse raportet e fundit të “Doing Business” theksojnë se situata socio-ekonomike e vendit është në nivele të frikshme.

“Doing Business na tregon se mbrojtja e investimeve bie me 85 vende, na tregon gjithashtu se siguria e kontratave bie me 22 vende, na tregon edhe qe per lejet e ndertimit eshte e 166-ta ne bote. Ne vleresimin teresor Shqiperia bie me 19 vende ne berjen biznes. Ku jane ne kete mes reformat e sukseshme?”, shkruan Vasili.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Postimi  i Vasilit:

Ca te huaj thone vazhdoni reformat,po cilat,po Doing Business ?

Eshte vertet per te qeshur dhe per te qare kur degjon vleresimet e ca te huajve individe, por per fat te keq edhe institucione te rendesishme nderkombetare qe thone: “vleresojme reformat dhe kerkojne vazhdimin e tyre nga Shqiperia”.

Kam disa pyetje te sinqerta per ta: Per cilen Shqiperi e kane fjalen keta te huaj? Per cilat reforma e kane fjalen, apo u referohen reformave imagjinare qe nuk ekzistojne? A jane te huaj ata, qe pergadisin raportet per Shqiperine dhe tregojne degradimin e saj? Po Banka Boterore, qe publikon Doing Business a eshte institucion boteror? Doing Business i ve vulen qe nga 10 tregues ne 9 prej tyre regresi i Shqiperise eshte i frikshem.

Doing Business na tregon se mbrojtja e investimeve bie me 85 vende, na tregon gjithashtu se siguria e kontratave bie me 22 vende, na tregon edhe qe per lejet e ndertimit eshte e 166-ta ne bote.

Ne vleresimin teresor Shqiperia bie me 19 vende ne berjen biznes. Ku jane ne kete mes reformat e sukseshme?

Ku jane drejtuar keto reforma?

Cfare kane permiresuar keto reforma?

Ç’te mire kane pare qytetaret prej tyre??

Treguesit jane shume te qarte dhe kokeforte dhe i vene vulen nje destruktimi dizastroz te ekonomise per shkak te narkoqeverisjes se kriminalizuar dhe kapjes se drejtesise prej saj. Parashikimet per nje ekonomi, qe do te rritej medemek mbi 4% perballen sot me nje rritje me me pak se 2% edhe kjo ne se do te ndodhe realisht.

Borxhi real shkon deri ne 80%, ndersa detyrimet ndaj te treteve per shkak te moslikujdimit te kontratave shkon me qindra milion euro.

Mbi 100 milion euro nuk paguhen as per sigurime shoqerore edhe nga vete shteti. Mbi 116 milion euro i grabiten pushtetit lokal po nga qeveria. Ketu s’ka vend per asnje alibi,justifikim apo avokati sepse faktet jane te renda,reale dhe te pakundershtueshme. Burokrate europiane te caktuar shkruajne qe: Shqiperia ka plotesuar te gjitha kushtet dhe duhet te vazhdoje reformat.

Per cilat reforma flasin?

Apo e kane fjalen per koncesionet(PPP), qe gllaberojne miliona euro nga financat publike per te perfunduar ne xhepat e qeveritareve,oligarkeve dhe mbase te ca nderkombetareve.

Miq te mire te Shqiperise jane vetem ata qe i tregojne problemet reale dhe insistojne per te permirsuar dhe raporti i Doing Business eshte nje i tille.

Ata, qe flasin per reforma imagjinare si alibi per narkoqeverine dhe oligarket nuk jane vecse miq te liq, qe nuk i shqeteson e ardhmja e tronditur e nje Shqiperie te mjeruar ekonomikisht dhe qe shpopullohet frikshem,por thjesht u duhet interesi i tyre i vogel i dites,i zyrave te tyre dhe i projekteve dhjetra milion euro ku ata nuk ngurojne te “fusin duart”,packa se Shqiperia po shembet.

Ndaj fatin e Shqiperise duhet ta marrin ne dore vete shqiptaret qe ju dhemb vendi ku kane lindur dhe ku do te mbyllin jeten e tyre.

Sa per miqte e pabese le tua perplasim deren dhe fakte ne fytyre, sepse i bejme mire vetes dhe Shqiperise se perbashket.

 

Etiketa: Doing Businessnënkryetari i Lëvizjes Socialiste për IntegrimPetrit Vasili

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Aksidenti në Lushnje, shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë 22-vjeçari

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, plagosen tre persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com