Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se anëtarët e KQZ, me refuzimin për të zbatuar dekretin e Metës kanë konsumuar veprën penale të puçit institucional.
Përmes një statusi në “Facebook”, Vasili shkruan se anëtarët e KQZ që morën këtë vendim vendosën që të shkojnë në burg bashkë me Edi Ramën.
Postimi i Vasilit:
“KQZ e krimit të organizuar konsumoi veprën e rende të puçit institucional duke refuzuar dekretin e Presidentit për zgjedhjet. Anëtaret e rilindjës në KQZ u vetëngarkuan me përgjegjësi shumë të rëndë penale nga e cila nuk i shpëton dot as Edi Rama dhe askërkush. Meqë kanë zgjedhur të shkojnë në burg për Edi Ramen. Udhë të mbarë”.