Vandalët në burgje, “qytetarët” në interpelancë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vandalët në burgje, “qytetarët” në interpelancë

17:32 | 05/04/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Ergys Mertiri

Kryeministri Rama është hedhur në aksion për të mbuluar me spektakle qesharake mediatike zullumet e shkaktuara me vendosjen korruptive të tarifës prej 10 euro në Rrugën e Kombit. Një komunikim në skype, i ashtuquajtur interprelancë me banorët e Kukësit, ishte një shfaqje e shëmtuar e përdorimit të njerëzve si dekor për të mbuluar mllefin masiv të shpërthyer kundër tij. Shfaqja u shoqërua nga fodullëku i tij i zakonshëm i shpalosur në mënyrë arrogante edhe kur bën sikur kërkon falje, teksa vazhdon dhe këmbëngul se ka bërë gjithçka mirë, e se po sulmohet padrejtësisht.

Natyrisht, nuk është e vështirë që një Kryeministër të gjejë edhe në Kukës 15 njerëz që e mbështesin dhe brohorasin edhe kur i rreh e përdhunon. Partisë së tij, nuk i mungojnë as interesaxhinjtë që blihen për 5 aspra, e as “idealistët” që janë gati të rrinë pa bukë, pa ujë, pa drita, e tani edhe pa rrugë, për hir të unitetit partiak. Por fakti që qeveria ka mbetur tek këto shfaqje banale për të shplarë atë çfarë ka përmjerrë këto ditë, tregon se në ç’ditë të keqe ndodhet.

Skenari shkoi paq. Pasi dëgjuan me vëmendje shpjegimet e Kryeministrit “qytetarët” kuptuan se paskëshin protestuar kot, duke mos ditur se si qendronte e vërteta. Me plot bujari ata ia pranuan ndjesën për mungesën e shpjegimeve paraprake mbi thellësinë në të cilën ua ka futur dhe vlerësuan fort (madje edhe e falenderuan njëzëri) faktin që ai di të kërkojë ndjesë. Madje një prej tyre shkoi aq larg sa, i indinjuar për “namin e keq” të krijuar për qytetin e tij, sikur ky qytet është kundër Edi Ramës, u shpreh krenar se Kukësi ka votuar për të, çfarë bëri që vetë Kryeministri të ndërhyjë duke i kërkuar të mos bëjë politikë.

Bukur! Përballë “vandalëve” qeveria zgjodhi të komunikojë me “qytetarët e civilizuar”, ata që dijnë të dëgjojnë, mirëkuptojnë, binden dhe falenderojnë. Shkurt, zgjodhi të komunikojë me ata që dijnë të puthin mirë dorën që i rreh dhe i vjedh. “Qytetarët e mirë”, janë ata që dijnë t’ia qajnë hallin qeverisë dhe jo njerëzve të thjeshtë që vuajnë nën varfëri e mjerim, përfshirë këtu edhe dhunën dhe arrogancën e pushtetit. “Qytetarët e mirë” janë ata që sakrifikojnë për pushtetin dhe e pranojnë barrën e gjobave që iu duhet të paguajnë për llogari të tij dhe oligarkëve me të cilët ai ndan pazaret.

“Qytetarët e këqinj”, vandalët, barbarët, janë ata që nuk durojnë padrejtësinë, që nuk e mbajnë barrën e taksave, gjobave, papunësisë, varfërisë dhe të qenit të pashpresë. Të parët ishin sot në interpelancë dhe patën nderin të falenderojnë e lëvdojnë live, në sytë e të gjithë shqiptarëve, Komandantin tonë të lavdishëm. Të dytët, dergjen burgjeve, të arrestuar nën terror në mënyrë të paligjshme e me dokumente të falsifikuara, duke i lënë familjet e tyre pa edhe atë krah pune që ata ofronin deri më tani.

Kjo është Shqipëria që duam. Këta janë qytetarët që duam. Tani jemi gati për në BE dhe presim vetëm hapjen e negociatave!

Etiketa: edi ramaergys mertiriinterpelancëKukesvandal

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Deportohen 82 shqiptarë nga Franca dhe Britania e Madhe

Deportohen 82 shqiptarë nga Franca dhe Britania e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

14:00 | 25/12/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

13:46 | 25/12/2025
Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

13:20 | 25/12/2025
Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

13:06 | 25/12/2025
Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

12:50 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –
  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –
  • Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –
  • Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –
  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com