Urrejtja e Enver Hoxhës për Fan Nolin dhe si përndiqej nga Sigurimi i Shtetit

Duhet të lëçisni

Aksident me vdekje në Orikum, mjeti përplas biçikletën, ndërron jetë drejtuesi i saj

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbërmjen e sotme në Orikum të Vlorës. Automjeti ka përplasur një biçikletë teksa viktimë ka mbetur drejtuesi i saj. Raportohet...

Opera të dalë nga varësia e shtetit? Ministria “përgënjeshtron” ministren: Keqinterpretim!

Disa ditë pas kësaj deklarate të ministres së Kultures Elva Margariti, kur një debat i madh perfshiu artistët e operas të cilët e gjetën...

Kufizimet nga COVID-19/ Ja 9 vendet që mirëpresin pa kushte udhëtarët amerikanë, në krye të listës Shqipëria

Qytetarët amerikanë zotërojnë një prej pasaportave më të fuqishmë në botë por gjatë pandemisë SHBA u kufizua më shumë se çdo shtet tjetër. Shpërthimi i...

Britanikët protestojnë kundër masave kufizuese, përplasje me policinë

Në Britaninë e Madhe kanë nisur protestat kundër vendosjes së karantinës. Të paktën 15,000 qytetarë u mblodhën në sheshin Trafalgar, që mban sloganin “Ne nuk e...

Kur Enver Hoxha prishi marrëdhëniet me SHBA-në, Noli shkruajti me të shpejtë: Shqipëria refuzoi ndihmën e Amerikës. Ndjeji o Zot, se s’dinë se ç’bëjnë”

 

Nga Kastriot Dervishi

Fan Noli është ndër figurat më të njohura të politikës shqiptare. Ka qenë deputet, ministër, kryeministër dhe shef misioni. Po ashtu ishte nismëtari i procesit të autoqefalisë të Kishës Ortodokse Shqiptare. Jeta e tij ka pasur suksese dhe dështime. Megjithatë, gabimet më të mëdha të jetës së tij si: grushti i shtetit i vitit 1924, kryesimi i KONARE-se në emigrim në vitet 1925-1931 dhe përkrahja ndaj qeverisë komuniste të Enver Hoxhës në vitin 1945, janë pranuar nga vetë Fan Noli. Nuk ka asnjë kuptim që të tjerët të vlerësojnë si merita pikërisht gjërat për të cilat Fan Noli është shprehur qartë me kohë se ka gabuar. Sot nuk po zgjatem shumë, por po vë në dukje dy fakte: kundërshtinë e parë të Nolit ndaj qeverisë komuniste të Enver Hoxhës dhe vënien e tij në ndjekje nga Sigurimi i Shtetit.

Kur Shqipërisë së sapodalë nga lufta i nevojitej ndihma, Fan Noli i shkruante zyrtarëve amerikanë:

fan noli“Në emër të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dëshiroj t’ju falënderoj për dorë-hapjen të dhuratës me ushqime për popullin e Shqipërisë që vdesin prej urie. Kjo dhuratë do të jetë e mirënjohur prej gjithë shqiptarëve që dinë se Amerika duke dashuruar për liri ka qenë gjithnjë edhe akoma i qëndron miku më i mirë i tyre”.

Marrëdhëniet e Nolit me qeverinë komuniste u ftohën sapo kjo e fundit keqësoi raportet me SHBA-në gusht 1946.

Noli mësoi me dëshpërim se Shqipëria e drejtuar nga një aventurier si Enver Hoxha prishi marrëdhëniet dhe më pas refuzoi ndihmën e SHBA-së. Brenda një letre ku ishte një kryq i vizatuar, Noli shkruajti me të shpejtë: Shqipëria refuzoi ndihmën e Amerikës. Ndjeji o Zot, se s’dinë se ç’bëjnë”.

Që prej datës 3.11.1957 Fan Noli ndiqej prej Sigurimit të Shtetit (Zbulimi Politik). Nuk ka rëndësi fakti se aftësia për ta ndjekur e Sigurimit ishte zero, sesa konsiderimi i tij armik i pushtetit. Në dokumentin përkatës të çeljes së ndjekjes thuhej:

“Mbas çlirimit të Shqipërisë, shkruante mirë për pushtetin tonë popullor, ndërsa qëndrimi kohët e fundit ka qenë i lëkundur dhe është mbështetës kryesor i agjentët të zbulimit amerikan, Qerim Panariti, i cili nën udhëzimet e amerikanëve ka shfrytëzuar dhe shfrytëzon gazetën “Dielli” duke shkruar artikuj me përmbajtje reaksionare dhe shpif kundra qeverisë dhe regjimit të demokracisë popullore në vendin tonë”.

Fan Noli i është dashur si emër regjimit komunist për ta përdorur si personinkryesor te kundërshtarët e Ahmet Zogut. Fan Noli e kishte gjetur qysh prej vitit 1934 pajtimin me Ahmet Zogun. Armiqësinë e Nolit dhe Zogun e mbajtën ndezur vetëm historianët, si dhe produktet e nënproduktet enveriste.

(Së afërmi do publikoj një dokument të Enver Hoxhës në të cilin shprehet zemërata e këtij të fundit kundër Fan Nolit).

 

Artikulli i mëparshëmPaja
Artikulli i rradhësFluturon, fluturon…

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Aksident me vdekje në Orikum, mjeti përplas biçikletën, ndërron jetë drejtuesi i saj

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbërmjen e sotme në Orikum të Vlorës. Automjeti ka përplasur një biçikletë teksa viktimë ka mbetur drejtuesi i saj. Raportohet...

Opera të dalë nga varësia e shtetit? Ministria “përgënjeshtron” ministren: Keqinterpretim!

Disa ditë pas kësaj deklarate të ministres së Kultures Elva Margariti, kur një debat i madh perfshiu artistët e operas të cilët e gjetën...

Kufizimet nga COVID-19/ Ja 9 vendet që mirëpresin pa kushte udhëtarët amerikanë, në krye të listës Shqipëria

Qytetarët amerikanë zotërojnë një prej pasaportave më të fuqishmë në botë por gjatë pandemisë SHBA u kufizua më shumë se çdo shtet tjetër. Shpërthimi i...

Britanikët protestojnë kundër masave kufizuese, përplasje me policinë

Në Britaninë e Madhe kanë nisur protestat kundër vendosjes së karantinës. Të paktën 15,000 qytetarë u mblodhën në sheshin Trafalgar, që mban sloganin “Ne nuk e...

Hidhet nga kati i pestë i pallatit 60-vjeçarja në Tiranë

Një 60-vjeçare dyshohet të jetë hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte në Tiranë. Për pasojë, gruaja  njoftohet të ketë ndërruar jetë. Ngjarja...